KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Hostel by Anabel

Alban Ramosaj për #LLT: ‘Nuk kam pasur fare vetëbesim tek aktrimi’

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2019

I ftuar në emisionin “NIN”, Alban Ramosaj foli ndër të tjera për eksperiencën e tij në rolin e Elios në web-series e parë në Shqipëri, pjesë e “Hostel by Anabel”, #Love #Likes #Tirana.

“Gjithë jetën e kam menduar aktrimin. Në çdo fushë të artit kam pasur qejt të provoj veten, por nuk kam pasur fare vetëbesim tek aktrimi pasi nuk kam pasur asnjë eksperiencë më parë.” – shprehet Albani për momentin kur u kontaktua nga producentja ekzekutive dhe skenaristja Dalina Buzi.

“Më dukej vetja shumë këndshëm kur më prezantoi skenarin, teksa më tregonte për rolin tim. Është një prej eksperiencave më të bukura që kam kaluar këto kohët e fundit dhe jam shumë entuziast.” – shton ai

Sigurisht që si një eksperiencë e re, pjesëmarrja në #LLT është shoqëruar edhe me disa vështirësi.

“Doja të dilja sa më mirë. Kisha frikë ta harroja skenarin se nuk doja të më paragjykonin. Megjithatë është dikush që më ndihmon. Ka dalë shumë mirë.”

Pa dashur të zbulojë më shumë seç duhet për personazhin e tij – një djalosh që kthehet pa 10 vitesh nga Amerika – Alban Ramosaj shton:

“Serialin trajton jetën e përditshme, jetën sociale të shoqërisë dhe jo vetëm, pasi ka shumë dimensione të tjera që preken në serial. Nuk më lejohet të tregoj shumë detaje, por më besoni që është shumë i mirë. Çdo temë e shoqërisë e pranishme në përditshmëri preket.”

Intervistën e plotë e shihni në vijim:

MOS I HUMBISNI