Celebrity

Bebe Rexha: ‘Jam bipolare dhe s’më vjen më turp’

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2019

Bebe Rexha: ‘Jam bipolare dhe s’më vjen më turp’

Bebe Rexha, ylli masiv i popit, vendosi të ndajë me botën sfidat që has prej kohësh me shëndetin mendor. Bebe vuan nga çrregullimi bipolar dhe siç u shpreh në Twitter, “nuk i vjen më turp.”

“S’e kuptoja pse ndihesha aq keq,” shkruan Bebe. “Jam ndjerë aq keq sa s’doja të dilja nga shtëpia apo të takoja njerëz të tjerë dhe jam ndjerë aq mirë sa s’flija dot, s’ndaloja dot së punuari, së krijuari muzikë. Tani e di pse.”

Bebe shtoi se po punon për albumin e ri dhe se s’ka ndërmend të përmbahet, aq më pak tani që foli publikisht për diagnozën e saj.

“Nuk dua t’ju vijë keq për mua. Dua të më pranoni. Kaq. Ju dua,” përfundon ajo.

Një ditë para se të fliste për çrregullimin, Bebe postoi një video në Instagram ku u zotua të mos fiksohej pas shifrave, të mos tregohej konkurruese, por të ndjente mirënjohje për mbështetjen dhe suksesin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on