KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Bota

Rindërtimi i Notre-Dame: Njeriu më i pasur në Francë dhuron 200 milionë euro!

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2019

Njeriu më i pasur në Francë, Bernard Jean Étienne Arnault, ka premtuar se do të dhurojë 200 milionë euro për rindërtimin e katedrales së Notre-Dame në Paris, duke dyfishuar kështu donacionin e bashkëshortit të Salma Hayek.

Salma Hayek dhe François-Henry Pinault

Bashkëshorti i Hayek, François-Henry Pinault, drejtori ekzekutiv i Kering Group që zotëron gjithashtu markat e famshme Gucci dhe Yves Saint Laurent ishte i pari që premtoi 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales.

Bernard Jean Étienne Arnault, CEO i LVMH

Multi-miliarderi  Bernard Arnault, drejtori ekzekutiv i grupit të sendeve të luksit Moët Hennessy Louis Vuitton SE, i njohur ndryshe edhe si LVMH, është momentalisht donatori me shumën më të madhe pas apelit të presidentit Emmanuel Macron. Fill pas deklaratës së François-Henri Pinault, kreu i LVMH u shpreh se donacioni i tyre do të jetë dyfishi.

Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta, ndonëse mendohet se ka qenë një pakujdesi e punëtorëve që po merreshin me restaurimin e godinës. Zjarrfikësit ia dolën të shpëtonin nga diegia dy nga kullat kryesore të katedrales 850-vjeçare dhe strukturën shkëmbore të godinës. Sipas BBC-së u deshën plot 9 orë për të vënë nën kontrroll zjarrin që përfshiu një pjesë të madhe të Notre-Dame në Paris.

Katedralja e famshme është një nga pasuritë më të mëdha të arkitekturës gotike në Francë, një nga simbolet përfaqësuese të Parisit dhe një prej ndërtesave që tërheq vëmendjen e 12 milion vizitorëve dhe pelegrinëve çdo vit.

MOS I HUMBISNI