Nesër (e martë, 16 prill), në orën 21:00, livestream në Facebook – Revista Anabel dhe YouTube – Anabel Entertainment do të transmetohet episodi i pestë i “Hostel by Anabel”. Ç’pritet të ndodhë? Nisur nga videoja përmbledhëse e postuar pak më parë në llogarinë zyrtare të Instagram-it @anabel_hostel, programi është i mbushur me eksperienca të reja.
Në rubrikën “Me Provë”, vajzat vizitojnë Qendrën Sociale Multidisiplinare në Tiranë. Nisur nga muzika, vallet, puthjet dhe batutat nuk do të mungojnë të qeshurat.
Në “Anabel Lab” është radha e vajzave të vendosin për look-un e djemve. Është e pritshme që zgjedhjet do të jenë të goditura, por na mbetet të presim për rezultatin përfundimtar.
Koha e #LoveLikesTirana: Klajdi dhe Zoi përballen me njëri-tjetrin. “E paske lëshuar veten fare ë?” i drejtohet Zoi ish-të dashurit. Në një tjetër moment, ajo e pyet se “nëse do ta falte, a do rikthehej ai”. Nga ana tjetër, Luna ka gjetur unazën, por a është vërtet për të? Hmm ç’po ndodh?!