KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

ÇFARËËË? Koeficienti i inteligjencës së Adelina Tahirit është i pabesueshëm!

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2019

Pikë së pari duhet të dini që koeficienti i inteligjencës është një shifër që vjen si rezultat i testimeve të standardizuara, hartuar për të vlerësuar inteligjencën njerëzore. Ndryshe, koeficienti në fjalë njihet si IQ (emërtim i dhënë nga termi gjermai i psikologut William Stern, Intelligenz-quotient).

Pak më parë, Adelina Tahiri postoi në Instagram Stories një certifikatë marrë nga një test i realizuar online për gjetjen e koeficientit të inteligjencës. Siç duket, këngëtarja e ka testuar veten në adresën www.getiqtest.com duke arritur rezultatin 142.

Po, koeficienti i inteligjencës së Adelina Tahirit ka rezultuar 142.

Duhet të dini se dy e treta e popullsisë shënon një inteligjencë mesatare, e cila qëndron brenda kufinjve 85- 115. Vetëm 2.5 % arrin të ketë një inteligjencë mbi 130, ndërsa 2.5 % tjetër gëzon një inteligjencë nën mesataren, nën 70. Nisur nga këto shifra, koeficienti i Adelinës është tmerrësisht i lartë!

Në një kohë kur shumëkush joshet nga testet e shumta të inteligjencës, që gjenden lehtësisht online, psikologët tregohen disi skeptikë. Sipas tyre, që një test inteligjence të realizohet ashtu siç duhet, nevojitet prania e një eksperti, pyetjet e duhura, sigurimi i kushteve të nevojshme mjedisore (qetësi totale) ose biologjike (individi të ketë ngrënë mirë, të ketë fjetur).

Pavarësisht se një pjesë e mirë mund t’i hedhë poshtë testet e inteligjencës online për mungesë profesionalimi, duhet thënë se ~zakonisht~ rezultati i dhënë prej tyre qëndron jo fort larg atij të realizuar nën praninë e eskpertëve.

Siç përgjithësisht ndodh, edhe testi i inteligjencës ka anën e tij të errët të medaljes. Disa psikologë shprehen se testi në fjalë është tepër i kufizuar dhe nuk mundet dot kurrsesi të testoje gjithë inteligjencën që mbart njeriu. Ashtu siç ka dhe të tjerë që besojnë se po, testi i inteligjencës arrin të masë performancën e mendjes dhe të të tregojë se sa inteligjent je vërtet.

Ndërkohë këtu mund të lexoni se Kush janë të famshmit me inteligjencë gjeniu?

MOS I HUMBISNI