KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Ermali lëshon batutën e rëndomtë dhe njerëzit i hidhen në grykë

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2019

Orë më parë, Faton Shoshi postoi këtë fotografi në Instagram përkrah Këshilltarit dhe Ndihmësit Personal të Presidentit të Gambia- s.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sunday evening, great meeting with the Advisor and Personal Aide of the President of Gambia. New good things are coming soon in Gambia!

A post shared by Faton Shoshi (@fatonshoshi) on

Në mesin e komenteve dalloi ai i Ermal Fejzullahut, i cili e pa të udhës të përdorte një shaka që rëndom ndodh të thuhet në tentativë e sipër për të bërë humor.

Tashmë rezulton i fshirë

“Thuaji le të qeshë pak se s’po dihet çfarë është.” shkroi Fejzullahu.

Fill pas fjalëve të këngëtarit rrodhën lum kundërpërgjigje nga fansa të shumtë, që kërkuan fshirjen e komentit pasi ishte racizëm i pastër.

E gjitha kjo, u bë shkak që Fatoni të fshinte dhe bllokonte komentet.

 

MOS I HUMBISNI