KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Aurela Gaçe i bën dedikimin më prekës për ditëlindje idhullit të saj, Irma Libohovës

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2019

Irma Libohova feston sot ditëlindjen e sa të 60. Këngëtarja postoi në Instagram një foto të kalendarit, shoqëruar me vitin e lindjes, shtuar manualisht. Në seksionin e komenteve, me dhjetëra personazhe të njohur i uruan ditëlindjen divës, por një prej tyre bëri pak më shumë se kaq.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Irma Libohova (@ilibohova) on

Aurela Gaçe, siç tha dhe vetë, fansja më e madhe e Irmës, iu drejtua Facebook-ut për t’i dedikuar disa fjalë idhullit të saj.

“Sapo ka mbushur 20 vjeçe. Në pasaportë sapo i bëri 60 vërtet, por në energjinë e pashtershme që ka është frymëzim. Edhe 100 diva e vërtetë e muzikës shqiptare. Je pasuri!” shkruan Aurela. “Kam qenë, jam dhe do të mbetem fansja jote."

"Postime ditëlindjesh bëj rrallë këtu në faqe, por nuk mund të mohoj kurrë se figura e saj në skenë, zëri i saj, mua më ka rritur,

Po, mbase isha 13 vjeçe kur e pashë në skenën e festivaleve e si fëmijë nuk e aftë të zgjidhja për famën, a për emrin, a mbase të kuptoja vokalin e saj, por zemra e zgjodhi vetë. Sepse zemra ndjen, ndjesi reale, të sinqerta.

Ashtu siç e ka fëmija, këndoja vetëm këngët e saj, në çdo shfaqje, konkurrim shkollash. Kur dilte në skenë, duhet tëpushihin të gjithë sepse mezi e prisja. Të nesërmen e dija këngën përmendësh, sepse e inçizoja në kokë, e për mua ishte gjithmonë fituesja, edhe kur nuk merrte të parin.

Krenare që zemra ime prej fëmijë zgjodhi këtë figurë, që edhe sot, akoma më emocionon. Prandaj nuk mund të mos e uroja publikisht. Edhe 100 Irma Libohova. Emrin e ke të gdhendur me shkronja të arta në muzikën shqiptare e në brezat që rriti muzika jote.”

Gëzuar ditëlindjen!

MOS I HUMBISNI