KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Pas sherrit të famshëm, si përgjigjet reperja kur e pyesin për Nicki Minaj?

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2019

Dihet botërisht që Cardi B dhe Nicki Minaj nuk janë shoqe. Ky u kthye në fakt pas përleshjes së bujshme që dyshja pati pas mbrëmjes së organizuar nga Harper Bazaar shtatorin e kaluar. 

Në një prej  videove të shumta të postuara në Twitter u pa si Cardi B afrohet dhe lëshon këpucën drej Minaj- t. Burime për “Variety” thanë se të dyja reperet u përleshën menjëherë pasi u mbyll ceremonia e tapetit të kuq.

Më vonë, Cardi shpjegoi se i gjithë sherri ndodhi për shkak të komenteve që Minaj kishte bërë për të bijën, Kulture.

“Të kam lënë të flasësh dokrra për mua!! Por kur ti përmend fëmijën tim apo bën komente për aftësitë e mia për t’u kujdesur për vajzën, këtu s’mban më. Kam punuar fuqishëm dhe kam arritur shumë larg për të lënë njeri të tallet me suksesin tim. K*rvat i thonë të gjitha këto nëpër këngët e tyre, por në jetën reale janë frikacake.”- u shpreh asokohe Cardi B

Që atëherë, asnjëra prej të dyjave nuk e  ka marrë mundimin ta shuajë tensionin dhe mesa duket as që kanë ndërmend ta bëjnë.

Sipas Variety, një gazetar ka pyetur Cardi-n gjatë një eventi nëse ka ndonjë shans që ajo dhe Nicki të pajtohen dhe performojnë bashkë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pop Crave (@popcravenews) on

Si ishte përgjigjia?! Një heshtje e gjatë që u pasua nga një e qeshur edhe më e gjatë...

Pra, nuk ka asnjë shans që Cardi dhe Nicki-n t'i shohim bashkë, të paktën jo duke bërë paqe. Në fakt, shenja e parë e një marrëdhënieje të tensionuar u pa në mars të 2017- ës kur Nicki pëlqeu një koment poshtërues në Instagram ndaj Cardi- t. Më pas filluan diss- et, deklaratat thumbuese që çuan deri në përplasjen fizike të disa muajve më parë.

MOS I HUMBISNI