KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Bota

40-vjeçari padit prindërit sepse i hodhën koleksionin pornografik

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2019

Një burrë në Indiana po padit prindërit e tij sepse i flakën koleksionin e bollshëm fotografik që zotëronte, i cili sipas tij, kapte vlerën e 29 mijë dollarëve.

40-vjeçari dorëzoi padinë e tij javën e shkuar në një gjykatë në Michigan.

Ai u shpërngul në shtëpinë e prindërve në vitin 2016, pas një divorci dhe dhjetë muaj më vonë u largua të jetonte vetëm. Prindërit i dërguan gjithë sendet personale në adresën e re, por mungonin 12 kutitë e tij me filma dhe revista pornografike. Prindërit pranuan se i hodhën.

Në këtë moment, 40-vjeçari denoncoi incidentin në polici, por prokurori i zonës refuzoi të ndiqte çështjen. Padia e ngritur përfshin një email nga babai i burrit në fjalë, ku shkruhet, “të kam bërë një nder të madh duke hedhur ato gjërat.”

40-vjeçari kërkon dëmshpërblim trefishin e vlerës së koleksionit, pra 87 mijë dollarë.

Burimi: The Guardian

 

MOS I HUMBISNI