KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Khloe Kardashian u përball me ish-in tradhtar në ditëlindjen e parë të së bijës

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2019

True Thompson mbushi një vjeçe më datë 12 prill dhe Khlo u sigurua t’i organizonte një festë të këndshme.

Të dielën, yjet e "Keeping Up With the Kardashians" u bënë bashkë të festonin ditëlindjen e parë të True. Fotot e postuara në rrjetet sociale nxorrën në pah fustanet njëlloj që veshën nënë e bijë. Fustanet u dizenjuan nga August Getty, posaçërisht për ditën e veçantë.

Festa u mbajt në shtëpinë e Khloe-s në Los Angeles dhe të ftuarit u gostitën me pambuk sheqeri dhe akullore. Në një prej videove të postuara në Instagramin e Khloe vihet re Tristan, përkrah saj dhe True.

Dyshja përballet për herë të parë dy muaj pas ndarjes. Midis një tjetër skandali tradhtie të Tristan, u konfirmua se çifti i dha fund lidhjes. Khloe dhe Tristan vendosën të përqëndroheshin te vajza dhe mesa duket, atë po bëjnë.

MOS I HUMBISNI