KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Për nesër: Pse të hënat janë fantastike!

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2019

Nëse je në dilemë për ta cilësuar veten si pesimist apo optimist, mjafton të na thuash se ç’mendim ke për Të Hënat?

Në mesin e atyre që mendojnë se të hënat ta shpifin, duhet të nisësh punën, zgjimin herët e kështu me radhë, zgjidh t'i shohësh si ditët e mundësive të mëdha.

~Të hënat janë një fillim i ri~

Ditët në fjalë të japin mundësinë e një fillimi dinamik. Mbaro gjithçka që ke lënë përgjysmë, përballo detyrat e reja dhe jepi vetes mundësi të shumta. Për të gjitha këto, të vijnë në ndihmë kush tjetër veçse të hënat.

~Të ofrojnë mundësinë e ribalancimit~

Ke patur një fundjavë fantastike apo jo? E di, edhe ne do dëshironim të zgjaste përgjithmonë por ja që nuk ndodh. Për të shijuar një pushim të mirë duhet të punosh fort. Kështu fillimet e javës janë ditët ideale për t’u stukturuar, organizuar dhe vënë gjërat në vijë. Kemi kaq shumë nevojë për të hënat!

~ Falin energji~

Përdore gjithë energjinë e fundjavës në avantazhin tënd. Vishu, lyhu, puno, bisedo, shoqërohu me njerëz që mendon se ia vlejnë dhe të bëjnë të ndihesh mirë. Shkurt, mund të bësh gjithçka!

Rrofshin të hënat!

 

MOS I HUMBISNI