Anabelizim

E dashur, Dashuria ime e shkuar!

E dashur, Dashuria ime e shkuar!

E dashur, Dashuria ime e shkuar

Kanë kaluar thuajse 20 vite dhe unë ende të mendoj. Pyes veten si do të kishte qenë jeta ime me ty në krah? A do isha vallë më e lumtur, do qeshja më shumë, do më mbyste mërzia më pak? Më thuaj, ke ndonjë ide?

Në mesin e të gjithë burrave që kam dashur, ti ia dole të mbeteshe pengu im. Mbrëmjen e shkuar të pashë në ëndërr; kisha kohë që s’të shihja. E di çfarë mendova? Janë dëshirat e mia më të thella që përpiqen të marrin jetë dhe të më pëshpërijnë në vesh: Ej, bëj diçka, ti e do ende!

Nuk dua të të shkruaj, nuk dua të të them sa do doja të ktheheshim sërish ~ unë dhe ti! Është kaq shumë kohë në mes, kaq shumë kohë përgjatë së cilës jam përpjekur të shtirem se jam mirë, se e dua veten, jam e qetë dhe ti s’je më në fokusin tim. MASHTRIMEEE… Të dua ende si dreqi!

Ç’them dhe unë; gjithçka ka kohën e saj. Fundja nëse vërtet u deshëm, përse u ndamë? Nëse vërtet të dua, si munda të qëndroj kaq gjatë larg teje? Pse s’të kërkova, s’më kërkovë, pse s’u kërkuam? Apo mos dashuria kështu është, dashuria duron, pret, nuk nxitohet. S’e di. S’di më asgjë.

Kam dëgjuar që je mirë, që të pëlqen ta surprizosh, t’i përkëdhelësh flokët dhe të shëtisni të tre: ti, ajo dhe qeni. Di dhe emrin e tij, Lucky apo jo? Di kaq shumë për ty, për ty dhe atë (refuzoj të them për JU), por s’di si të të marr sërish pranë vetes. Ndonjëherë mendoj që thjesht zgjodha të mos e bëj. Do ia kisha dalë vallë? Ndoshta, por preferova të mos e bëja.

Isha tepër kryelartë. Thellë brenda vetes besoja si e marrë që nga dita në ditë ti do ktheheshe. Isha mësuar që pavarësisht gjithçkaje, trokisje në derën time dhe riktheheshim përsëri. Thjesht një ditë atë trokitje s’e dëgjova më…

Unë,

Ajo me të cilën do plakeshe bashkë!

REELS

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dear, My Love gone!

E dashur, Dashuria ime e shkuar!

It's been almost 20 years and I still think. I wonder how my life would have been with you? Would I be happier, would I laugh more, would I suppress less boredom? Tell me, do you have any idea?

Among all the men I loved, you managed to remain my pledge. Last night I saw you in a dream; I had time to not taste. Do you know what I thought? They are my deepest desires trying to get life and punch me in my ear: Come on, do something, you still love!

I do not want to write to you, I do not want to tell you how much I want to go back to you and me! It's been so long in the middle, so long that I've been trying to say that I'm fine, that I love myself, I'm calm and you're no longer in my focus. MASHTRIMEEE ... I still love you damn it!

What i mean and i; everything has its time. If we really did, why did we split? If I really love you, how can I stay so long for you? Why did not I ask you, do not ask me why we did not ask for it? Or do not love so, do not endure, wait, do not rush? I do not know. I do not know anything.

I've heard that you're fine, that you like to surprise you, to pamper your hair and to walk all three: you, she and the dog. Know your name, Lucky or not? I know so much about you, for you and him (I refuse to say YOU) but I do not know how to get back to you. Sometimes I think I just chose not to do it. Would I have left it? Maybe, but I prefer not to.

I was overwhelming. Deep within myself I believed as you received from day to day you would come back. You taught me that, despite everything, knock on my door and go back again. Just one day I did not hear that tapping ...