KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Emina Cunmulaj shpall sfidën më të re të Instagram- it

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2019

Disa orë më parë, Emina Cunmulaj shpërndau në Instagram Stories një postim të kushërirës së saj, në të cilën shfaqet vetë modelja duke i rënë çiftelisë.

“Kur kushërira vjen në qytet, i bie çiftelisë” shkruhet mbi video.

Ç’është e vërteta, Emina nxjerr vazhdimisht në pah kulturën e saj shqiptare, me rrënjët e së cilës duket se ka një lidhje shumë të fortë.

Cunmulaj shpalli #çifteliachallenge (#sfidaeçiftelisë), ndaj kushdo që di t’i bjerë veglës muzikore në fjalë, të bëjë gati videon e radhës. Çiftelia është përdorur (dhe përdoret ende) nga malësorët e Pukës, Mirditës, Lumës, Malësisë së Gjakovës, Kosovës dhe Malit të Zi Jugor.

Vegla muzikore përdorej për të shoqëruar rapsodi apo balada, të njohura ndryshe "këngë me çifteli", kënduar nga rapsodë si Dervish Shaqa.

MOS I HUMBISNI