
Sigurisht që nuk kishim si të mos e nisnim këtë listë me një ndër emrat më të bukur dhe më melodioz të shqipes: ~Hana ~ sipas versionin në gegërisht të Hënës.

~ Luna ~
Në mitologjinë e Romës së lashtë, Luna ishte perëndesha e Hënës. Në latinisht, “Luna” do të thotë “Hënë”.

~ Karolina ~
Referuar Carolyn Porko-s, një astronome e njohur. Ndër arritjet e saj të shumta janë zbulimet e rëndësishme mbi unazat dhe Hënat e planeteve të jashtëm të sistemit diellor si edhe zbulimi i gejzerëve të akullt në një nga Hënat e Saturnit, Enceladus.

~ Jeriko ~
Kuptimi i emrit të qytetit të lashtë të Jericho-s është “qyteti i Hënës”. Jericho në Palestinë mbetet një ndër vendbanimet më të lashta në botë, që prej vitit 9000 para lindjes së Krishtit. Në Bibël, Jericho është vendi i një beteje të madhe. Emri përgjithësisht preferohet për djemtë.

~ Aidan/Aiden ~
Ky emër rrjedh nga kultura turke dhe ajo e zonës së Azerbaijani-t (Aydan). Fjalë për fjalë emri përkthehet “nga Hëna” (ay – Hënë dhe dan – nga).

~ Klementina/Klementin~
Në vitin 1994, Clementine ishte një anije kozmike që u dërgua për të vëzhguar Hënën në mënyrë që të vlerësoheshin mineralet dhe struktura sipërfaqësore e satelitit të Tokës.

~ Hadli ~
Hadli (Hadley) është një zonë e ngjashme si mal në Hënë dhe në jugperëndim të tij u bë ulja e ekspeditës Apollo 15. Emri është vendosur në nder të matematikanit anglez John Hadley dhe preferohet si për vajzat ashtu edhe për djemtë.

~ Selena ~
Në mitologjinë greke, Selena është perëndesha e Hënës dhe konsiderohet si një hyjni e bukur dhe me flokë të shndritshëm.

~ Roris ~
Sinus Roris është një karakteristikë e Hënës, e ngjashme me një gji, por pa ujë. Si shkurtim mund të përdoret emri Rori.

~ Jura ~
Jura Montes është një varg malor në Hënë, i quajtur kështu duke iu referuar maleve Jura në Tokë (në lindje të Francës dhe perëndim të Zvicrës).
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       
