Shendet i Pergjithshem

Ujë me rrush të thatë, ç’duhet të dini për vetitë çudibërëse të tij

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2019

Ujë me rrush të thatë, ç’duhet të dini për

Vitaminat, fibrat dhe mineralet janë të pranishme me shumicë te rruthi i thatë, prandaj konsiderohet si një super-ushqim, të cilin mjekët ua rekomandojnë pacientëve. Megjithatë rezulton që rrushi i thatë mund të jetë edhe më i dobishëm nëse e vendosim në ujë dhe e lëmë aty përgjatë natës. Uji shkrin mineralet dhe lëndët ushqyese të rrushit dhe lëkurës së tij dhe si rrjedhojë:

Ujë me rrush të thatë, ç’duhet të dini për

1. Mëlçia dhe zorrët do të largojnë toksinat më lehtë.

Rrushi i thatë ka veti detoksifikuese për shkak të sasisë së lartë të antioksidantëve dhe fibrave. Të marra këto lëndë përmes ujit të rrushit do ta përshpejtojë procesin pastrues të mëlçisë dhe zorrëve. Pasi të pini ujin, hani edhe kokrrat e rrushit të thatë.

Ujë me rrush të thatë, ç’duhet të dini për

2. Do të keni energji për gjatë gjithë ditës.

Shkencëtarët dhe ekspertët e aktiviteteve fizike besojnë se uji me rrush të thatë mund të shërbejë për të patur energji përgjatë ditës. Ndryshe nga ç’ndodh me pijet energjike, lëngu natyral që do të krijoni në shtëpi nuk përmban ngjyrues dhe sheqer artificial.

Ujë me rrush të thatë, ç’duhet të dini për

3. Ulet niveli i kolesterolit dhe stabilizohet qarkullimi i gjakut.

Përpos kësaj, redukton ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

*Shënim: Uji me rrush të thatë nuk është zëvendësues i ilaçeve, ndonëse ka përfitime të shumta. Nëse keni probleme me mëlçinë, zemrën, presionin e qarkullimit të gjakut ose ndonjë organ tjetër, drejtohuni te mjeku.*

Ujë me rrush të thatë, ç’duhet të dini për