Nën hashtag-un #DayOfSilence (Dita e heshtjes), të famshëm anembanë botës po postojnë së fundmi video ku qëndrojnë të heshtur. E gjitha kjo është një nismë e GLSEN (Gay, Lesbian & Straight Education Network) – organizatës arsimore me bazë në Shtetet e Bashkuara, që ka për qëllim luftën kundër diskriminimit dhe ngacmimeve me bazë orientimin seksual, identitetin gjinor dhe racor.
VIP-a të njohur, marrë shkas nga fakti se 8 nga 10 studentë të LGBTQ+ në botë përballen me dhunën verbale, kanë vendosur të postojnë videot sensibilizuese; përmendim këtu Julia Roberts,
View this post on Instagram
Kerry Washington,
View this post on Instagram
Zoe Saldana,
View this post on Instagram
Ellen DeGeneres
View this post on Instagram
dhe jo vetëm.
View this post on Instagram
#DayOfSilence është përkrahur edhe nga shumë njerëz të thjeshtë nëpër botë, si një shenjë për t’i dhënë fund diskriminimit nëpër shkolla. Është quajtur kështu për të përfaqësuar në mënyrë simbolike heshtjen e nxënësve të LGBTQ+ dhe manifestohet gjithnjë të premten e tretë të muajit prill (19 prill, 2019).