KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Blogeres i fshinë Instagramin, kështu që ajo e denoncoi në polici

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2019

Kjo është Jessy Taylor, ish prostitutë, ish striptiste, momentalisht blogere në Instagram e tjetërkund. Jessy-t i raportuan llogarinë në Instagram dhe si rrjedhim, iu fshi. Mbi 100 mijë ndjekës të humbur, përgjithnjë, në boshllëk.

Ne mund të themi të gjithë kolektivisht “po punë e madhe,” por për Jessy-n ishte punë e madhe. “Më dukej si vrasje,” tha ajo. “Sikur dikush më vrau dhe pastaj e postoi online. Mora në telefon policinë dhe u tregova ç’ndodhi. Më thanë që s’mund ta krahasoj fshirjen e llogarisë sime në Instagram me një vrasje. Por ashtu m’u duk, si një vrasje.”

Policia nuk u përfshi në këtë çështje sepse e para, nuk ka juridiksion për të tilla gjëra dhe e dyta, sepse kujt i hyn në xhep.

Mesa duket, Taylor njihej për komentet rraciste në Instagram dhe prandaj llogaria e saj u raportua nga ndjekësit.

Siç bëhet në të tilla raste, blogerja iu drejtua YouTube-t për të rrëfyer ç’ndodhi. Mes lotësh, ajo thotë: “Unë s’vlej për asgjë. S’jam material pune. S’do të jem kurrë material pune.”

MOS I HUMBISNI