KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Nëse ke këto tipare fizike je super INTELIGJENT!

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2019

Të gjithë kemi dëgjuar për stereotipin: kush mban syze është inteligjent. Sipas një studimi nga Universiteti i Edinburgh- ut mund të ketë një të vërtetë në gjithë këtë.

Bazuar te sttudimi, ekzistojnë disa tipare specifike që reflektojnë inteligjencë te një individ i caktuar. Më poshtë do të mund të gjeni disa karakteristika të tjera trupore që (jo domosdoshmërisht) lidhen me Inteligjencën:

Gjatësia

Njerëzit e gjatë konsiderohen si tepër të mençur për vetë faktin se centimetrat u sigurojnë status, mundësi udhëheqjeje dhe më shumë akses dhe qasje ndaj dijes dhe informacionit. Më pas, personat në fjalë ua kalojnë statusin dhe gjatësinë fëmijëve të tyre. Kështu individët e gjatë kanë punë më të mira, gjë që i lejon pasardhësit e tyre të edukohen si duhet, të cilës me shumë gjasë do të trashëgojnë gjatësinë e prindërve duke vazhduar dhe vazhduar ciklin në fjalë.

Gjoksi i madh

Vëzhgimi interesant vuri re një lidhje të drejtpërdrejtë mes gjoksit të madh dhe koeficientit të lartë të inteligjencës. Jo vetëm që gratë me gjoks të madh dallonin nga gjithë të tjerat, por dhe ato me gjoks mesatar arritën rezultate më të larta në raport me gratë gjoksi i të cilave klasifikohej te masat e vogla.

Sytë blu

Një ngjyrë e tillë mund të nënkuptojë inteligjencë të lartë. Kujtohuni që Stephen Hawking dhe Marie Curie kishin sy blu.

Kokë e madhe

Ndërsa ende mbetet i dikutueshëm fakti se madhësia e trurit kontribuon (ose jo) në inteligjencë, të paturit një kokë të madhe nënkupton një IQ (koeficient inteligjence) të lartë, për të vetmin fakt se dendësia e ulët e neuroneve do ta ndihmojë trurin të punojë në mënyrë më efikase.

Po kështu:

Buzët e holla

Mjekra e theksuar

Prania e shumtë e qimeve

Gisht tregues i shkurtër

MOS I HUMBISNI