KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Flokët

Këngëtarja i bashkohet prerjes së famshme të flokëve dhe zor se njihet më!

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2019

Ju ende jeni duke u menduar t’i prisni apo jo majat e flokëve, por  Demi Lovato s’ka ndërmend të bëjë gjëra të vockla. Kështu që, nëse kishit ndonjë dilemë në kokë, hiqeni duke parë flokët e saj të shkurtër!

Siç e dëgjuat, këngëtarja vendosi që këtë verë të eksperimentojë me prerjen më të famshme të momentit ~bob~ dhe rezultati është ky.

“Flokë të rinj, kush është kjo?!”- shkruan Lovato. Ndryshimin drastik të flokëve, këngëtarja e shoqëroi dhe me një ngjyrë të re, më afër brunes.

Sigurisht, kjo s’është herae parë që Demi eksperimenton me flokët e shkurtër, por kësaj here duket se frymëzimi ka ardhur nga modelet e fundit të prerjes bob.

Emilia Clarke, Emma Stone, Irina Shayk dhe shumë të tjera e shndërruan këtë prerje në zgjedhjen e parë për këdo që do një ndryshim drastik.

Nëse deri në fund të artikullit jeni 100% të bindura që prerja bob është çfarë ju duhet, kini parasysh këshillat më poshtë:

Duhet të nisni të rimendoni për make up-in

Bob ka nevojë për një grim më minimalist: buzëkuq nude, qerpikë të lyer dhe pudër. Një model i tillë flokësh nxjerr në pah fytyrën, ndaj sigurohuni të mos e teproni me tone të errëta apo shumë highlighter.

Do të hyni në një botë të tërë aksesorësh

Aksesorë për flokë? Po. Duke qenë që flokët në gjatësi mesatare ta vështirësojnë punën kur bëhet fjalë për t’i kapur bisht, duhet të nisni të investoni tek disa aksesorë, që do t’ju vijnë në ndihmë në ditët e vështira.

Gjithë vëmendjen e ka dekolteja, qafa dhe supet

Flokët e shkurtër ose në gjatësi mesatare si Bob nxjerrin në pah supet, dekoltenë dhe qafën. Që të mos ngjani më e thjeshtë seç duhet, bëni pjesë të garderobës disa veshje që përshtaten me modelin e ri të flokëve: një golf i trashë, këmishë, bluza me jakë. Mund të vishni edhe fustane me dekolte të theksuar, por mos harroni aksesorët.

Blini pajisje që nuk dëmtojnë flokët

Ndonëse mund të keni flokët më të shëndetshëm dhe më të bukur në planet, Bob nuk është një ndër ato modelet e flokëve “zgjodhu dhe dil nga shtëpia”. Për shkak të gjatësisë, do t’ju duhet pak më shumë kohë për t’i stiluar siç duhet. Njëkohësisht që të mos i dëmtoni, sigurohuni që pajisjet si pjastër, tharëse, mashë për kaçurrelat, të jenë cilësore dhe të mbrojnë flokun nga nxehtësia.

MOS I HUMBISNI