KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Make-Up

Gjithë gjërat që duhet të dini para se të bëni qerpikët

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2019

Qerpikët, zgjatimet dhe kthimet e tyre, duket se janë kryefjala e çdo salloni bukurie në vend. Përtej fotove para pas, nuk mund të themi se ekziston shumë informacion mbi teknikat a përkujdesjen e zgjatimeve të qerpikëve.

1. Zgjatimet e qerpikëve mund të zgjasin nga gjashtë deri në tetë javë, nën kujdesin e duhur. Pas 6-8 javësh, fijet e ngjitura fillojnë të bien vetë.

2. Shkoni në një vend që e besoni ose që jua kanë rekomanduar. Sigurohuni që tekniku të përdorë maskë, këllëfë sanitarë, furça njëpërdorimëshe dhe që të lajë duart e sterilizojë pajisjet. Përpiquni të gjeni një sallon që përdor ngjitës me përbërje butilcianoakrilat ose oktilcianoakrilat në vend të formaldehiditi, i cili shakton irritim në sy.

3. Zgjatimet e qerpikëve kushtojnë shumë dhe kanë nevojë për mirëmbajtje dhe riaplikime të vazhdueshme. Çmimi varion nga numri i fijeve, materiali, etj.

4. Zgjatimet e qerpikëve duhet t’i përshtaten klientit. Në varësi të formës së fytyrës, strukturës së kokës dhe qerpikëve ekzistentë, tekniku duhet të vendosë mbi gjatësinë, numrin dhe lakimin e zgjatimit të qerpikëve.

5. Kur të lini takimin tuaj për të zgjatur qerpikët, paraqituni pa grim.

6. Nuk mund të bëni dush deri në 24 orë pas aplikimit të zgjatimeve të qerpikëve.

7. Nuk rekomandohet përdorimi i rimelit mbi zgjatime. Rimeli i vënë duhet larë një moment dhe larësi mund të shpërbëjë ngjitësin e përdorur.

8. Zgjatimet e qerpikëve duhen krehur përditë, tre herë në ditë.

9. Qerpikët tuaj mund të dëmtohen nga procedura, por kjo ka pak shanse të ndodhë.

MOS I HUMBISNI