Vite më parë, kur teknologjia nuk ishte zhvilluar si në ditët e sotme dhe njerëzit dërgonin ende kartolina, një ndër urimet që nuk mungonte ishte “Paç fat!”, shkruar në formën e një kryqi. Pikërisht një frazë të tillë DeaMishel e ka tatuazh në pjesën e brendshme të kyçit të këmbës.
“Seriozisht ke tatuazh ‘Paç fat’ si nëpër kartolinat e atëhershme?” e pyet një ndjekës/e Dean.
“Po, ja ku është. Është një kujtim i bukur me një shoqe. Vdes për tatuazhe shqip.”
Interesante. Shqipja është një gjuhë e pasur, ndaj nëse jeni fans i tatuazheve minimalistë dhe jo vetëm, konsiderojeni idenë për të shkruar në shqip.
Meqë jemi këtu, mund të shihni 13 foto që do t’ju ngjallin ose shtojnë dëshirën për një tatuazh, ose 15 tatuazhe matchy-matchy me motrën.