KESHILLA PER BLERJET TUAJA
QUIZ

Quiz: Na thoni pak si e mbani celularin?

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2019

Statistikat thonë se deri në vitin 2020 do të jenë 3 miliardë njerëz që përdorin smartphone. Ky fakt nuk është interesant i parë vetëm nga ana teknologjike, por edhe më tej.  E dini që mënyra se si ne e mbajmë në duar telefonin, apo si kërkojmë në të lidhet me tipare tona, që ndoshta s’i dinim që i kishim.

Jeni gati?!

1. E mbani duke përdorur vetëm njërën dorë.

Nëse i përkisni grupit të njerëzve që shihni të rejat e fundit apo shkruani duke përdorur vetëm njërën dorë, jeni absolutisht person i besueshëm. Jeni nga ata që janë gati t’i rrezikojnë të gjitha, por me mençuri, gjë e cila ju çon drejt rezultateve të dëshiruara.

2. Me njërën dorë mbani telefonin, me gishtin e madh të dorës tjetër luani në ekran.

Jeni i mençur, keni intuitë dhe i arsyeshëm. I mendoni mirë veprimet para se t’i bëni dhe përpiqeni që çdo gjëje t’i jepni shpjegim. Është shumë e vështirë të tradhtojnë dikë si ju. Kur vjen puna tek dashuria, bëheni ekstremisht paragjykues.

3. Përdor të dyja duart për të përdorur telefonin

Kjo tregon dashurinë që keni për shpejtësinë. Jeni i shpejtë dhe efiçent. Gjithmonë gati për të marrë vendimet e duhura. Përshtateni kollaj dhe mësoheni që herët me kushtet e reja të ambientit përreth.

4. Me njërën dorë mbani telefonin, me gishtin tregues të tjetrit, punoni në ekran.

Kjo mënyrë e të mbajturi, flet vetëm për krijueshmëri. Keni shumë ide në kokë dhe doni t’i bëni gjërat mirë. Përsa i përket dashurisë, kreativitetin e shndërroni në ndrojtje. Diçka e tillë vendos barriera që njerëzit t’ju njohin siç jeni vërtetë. Gjithsesi, kur dikush e bën, marroset pas personalitetit tuaj.

 

MOS I HUMBISNI