KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Astro Fun

Si ndikon Hëna tek ne?

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2019

Njerëzit kanë besuar në lidhjen që ekziston mes tyre dhe Hënës që prej fillimeve të tyre. Në tëq shkuarën,  studimet kanë gjetur një lidhje mes ciklit hënor dhe numrit të emergjencave psikiatrike. Por a ndikon vërtet Hëna tek ne?!

Ekspertët thonë po! Që prej lashtësisë, njerëzit kanë pasur një lidhje të veçantë me proçeset e ndryshme të Hënës. Sipas tyre, energjia që ajo përçon nxjerr më në pah emocionet tona dhe shkakton ndryshime të humorit.

1. Gjatë një Hënë të Plotë  jeni më shumë të prirur për të qenë të dhunshëm.

Kjo vlen më tepër për njerëzit që kanë të tilla tendenca.  Gjatë këtyre ditëve ata e kanë të pamundur ta kontrrollojnë sjelljen e tyre.

2. Hëna e Plotë shkakton mungesë gjumi.

Disa njerëz Hëna i bën të sillen në mënyrë të pashpjegueshme dhe plot energji, ndërsa të tjerë i lë pa gjumë...Gjatë këtyre ditëve, shpesh njerëzit kanë probleme me pagjumësinë, por arsyeja “pse” ndodh kjo mbetet ende mister.

3. Mbylleni në vete dhe meditoni.

Gjatë Hënës së Plotë, hëna nuk është e qartë në qiell. Që do të thotë, energjia që tejçohet tek ne është e ulët. Njerëzit ndihen të lodhur dhe pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke analizuar ç’ka ndodhur e duke reflektuar.

4. Gjendja e shpeshta të ankthit nuk përjashtohen.

Ëndrrat e kthyera në makthe dhe gjumi jo i plotë, ju krijon herë pas here gjendje ankthi.

5. Hëna e Plotë mund të çojë situatën nga “dashuri në luftë” brenda pak minutash.

Duke qenë se njerëzit bëhen më emocionalë gjatë këtyre ditëve, i kushtojnë vëmendje çdo fjale. Gjasat për tu keqkuptuar janë të mëdha, kështu që bëni kujdes nga sherret e papritura. S’është faji i saj, është i Hënës.

MOS I HUMBISNI