Fitness

Ky sport ‘mashkullor’ është sekreti i grave me trupat më seksi

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2019

Ky sport ‘mashkullor’ është sekreti i grave me trupat

Dje, në serinë e radhës së “Hostel by Anabel”, në rubrikën “Me provë”, Megi dhe Dea për të zgjidhur një sherr të stisur, u sqaruan si gocat në ring në një ndeshje boksi. Siç thanë edhe vajzat në përfundim të rubrikës, boksi është një ndër sportet më të mira për të mbajtur trupin në formë.

Ky sport ‘mashkullor’ është sekreti i grave me trupat

Ai ndihmon në qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në zonën e mesit, vitheve dhe këmbëve dhe vë në lëvizje gjithë muskujt e trupit. Nisur nga fakti që ndërtohet mbi bazën e disa lëvizjeve të koordinuara me rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen, ky sport ka efekte pozitive për trupin, lëkurën dhe mendjen.

Ky sport ‘mashkullor’ është sekreti i grave me trupat
Adriana Lima

Përpos tonifikimit, boksi rrit humorin e mirë dhe vetëbesimin dhe njëkohësisht pakëson stresin dhe ankthin.

Ky sport ‘mashkullor’ është sekreti i grave me trupat
Elsa Hosk

Ushtrimet e boksit janë disa prej ushtrimeve që praktikohen vazhdimisht nga yjet e Victoria’s Secret, të cilat i kombinojnë me ushtrime si pilates, ecje e shpejtë, yoga etj.

Ky sport ‘mashkullor’ është sekreti i grave me trupat
Candice Swanepoel

Në vitin 2015, pas sfilatës së Victoria’s Secret, Gigi Hadid mori kritika pasi sipas njerëzve ishte “shumë e mbushur për të qenë modele”. Një vit më vonë, ajo u shfaq në super formë dhe arsyeja lidhej me boksin.

Ky sport ‘mashkullor’ është sekreti i grave me trupat
Gigi Hadid

"E dua trupin tim prej atleteje kur isha 17 vjeç dhe e dua trupin tim tani. Po, kam humbur ca "shëndet fëmijërie", por në të vërtetë, është thjesht muskulatura që kisha krijuar nga basketbolli që është kthyer në muskuj më të ngjeshur nga boksi, dhe stresi i punës që ndikon, por nuk e kam pasur ndonjëherë për qëllim ta ndryshoj fizikun tim", iu përgjigj ajo një komentueseje në dhjetor të 2016-s.

Ky sport ‘mashkullor’ është sekreti i grave me trupat

Në janar të 2 viteve më parë, supermodelja Taylor Hill u shreh se regjimi i tyre i sportit është shumë intensiv, aq më shumë përpara sfilatës. 

Ky sport ‘mashkullor’ është sekreti i grave me trupat
Taylor Hill

Boks, vegla, balet; stërvitja e tyre kërkon shumë energji dhe shumë forcë.

Ky sport ‘mashkullor’ është sekreti i grave me trupat
Josephine Skriver