Ndjenjat janë tepër të komplikuara, por ka disa shenja specifike që tregojnë diçka më shumë rreth ndjesive që partneri po ushqen për ty. Në këtë artikull do të të tregojmë se si ta kuptosh që djali me të cilin po del të pëlqen shumë, po shumë ama!
#1 E kap duke të të parë vazhdimisht
Jeni në kafene ose keni dalë për shëtitje dhe ti vë Re se si ai përpiqet të të vështrojë në fshehtësi. Me shumë mundësi po mendon sa me fat është që ndodhet përkrah teje.
#2 Planifikon me ty
Kur jeni bashkë nuk e kaloni natën thjesht në shtëpi, shtrirë, seks dhe gjumë. Brenda mundësive ekonomike, ai përpiqet të të bëjë qejfin me një darkë apo surprizë.
#3 Gjen përherë justifikime për të të prekur
Nëse të mban dorën teksa ngjisni shkallët ose të prek në gju ndërkohë që është në timon, dije se ka rënë brenda.
#4 Nuk e ka problem të të shkruajë dy herë rresht
Kaq i dashuruar është pas teje sa dëshiron të flasë me patjetër, ndaj pasi të ka shkruar një herë dhe nuk je përgjigjur, është i gatshëm të shkruajë sërish pavarësisht se rrezikon të duket i ngjitur apo i dëshpëruar.
Po kështu:
#5 Shfaq interes për pëlqimet e tua (kërkon të të bëjë qejfin)
#6 Të prezanton me familjarët dhe miqtë
#7 Të shkruan gjithë ditën
#8 Dëshiron të njohë të afërmit dhe shokët e tu
#9 Ndan interesat dhe dëshirat e tij me ty
#10 Kur është me ty, është me ty (s’ka celular, shpërqëndrime)