Nuk ka dyshim që Kate Moss ia trashëgoi gjithë hiret prej supermodeleje të bijës 16-vjeçare, Lila. Në dasmën e Marc Jacobs fundjavën e shkuar, Kate dhe Lila ngjanin aq shumë, sa përtej diferencës në moshë, mund të ishin dhe binjake.
Në eventin e mbushur me yje, Kate, 45 vjeçe, veshi nje fustan vintage nga Janice Ëainëright me detaje velvet në shpatulla dhe kyçe. Flokët i mblodhi në një topuz elegant që të lejonte vathët të shkëlqenin.
Ndërsa Lila zgjodhi të shfaqë këmbët me një fustan të shkurtër metalik. Ndryshe nga e ëma, ajo i mbajti flokët lëshuar, të drejtë dhe të ndarë në qendër.
Edhe pse u veshën dhe stiluan flokët krejt ndryshe, nuk ka dyshim që ngjajnë shumë. Lila po ndjek që tani hapat e së ëmës. Në 2018-n, ajo u përzgjodh si imazh i Marc Jacobs Beauty.
View this post on Instagram
Sidoqoftë, Kate pati rezerva për karrierën e të bijës në modeling. “Lila dhe shoqet e saj e kanë shumë të vështirë për shkak të rrjeteve sociale, faktorit Kardashian. Atyre u përplaset në fytyrë gjithë kohës, ndërsa brezit tim jo,” tha Moss për Harper’s Bazaar. “Frymëzohen dhe gjykohen menjëherë. Por ajo më ka mua dhe unë s’jam aspak e fiksuar me veten. Shpresoj që të ndodhë kështu dhe me të.”
Me mollëzat dhe qukat e Kate, Lila s’ka pse shqetësohet për asgjë