Nëse dëshira juaj më e madhe është të mbani të njëjtën erë si Beyoncé ose pse jo, Kendall Jenner, ky artikull do t'ju ndihmojë tejmase.
Beyoncé
Nëpër intervista të ndryshme, Beyoncé ka deklaruar se pëlqen gjithçka që mban vulën e Giorgio Armani- t, përfshirë edhe parfumet. Emporio Armani Diamonds Intense është aroma e saj e preferuar, që siç artistja beson, përshkruan më së miri feminiliteitin e sj.
Jennifer Aniston
Aktorja vendosi të mos zgjidhet një aromë të vetme në mesin e shumë parfumeve, por shkoi dhe krijoi një linjë të vetën. Chapter One është aroma e saj e preferuar, shishja e së cilës ngjason me një pikë loti dhe është një përzierje lulesh e frutash.
Kate Bosworth
Modelja dhe aktorja amerikane ka rrëfyer se ndër vite është treguar besnike e markës suedeze Byredo dhe saktësisht parfumit Gypsy Water. Nisur nga përshkrimi romantik që prodhuesit i bëjnë kësaj arome, është një përzirje e ëmbël e pyjeve të virgjëra dhe tokës së pashkelur.
Sarah Jessica Parker
Sarah Jessica Parker ka krijuar tashmë shumë linja parfumi për burra dhe gra. Në një intervistë, aktorja zbuloi se mori frymëzimin nga parfumi i preferuar, Incense Avignon i markës japoneze Comme des Garcons për të krijuar linjën e saj unisex "Stash."
Gigi Hadid
Për supermodelen, aroma e preferuar është Velvet Orchid nga Tom Ford.
Kendall Jenner
Gjatë përditshmërisë, Kendall Jenner pohon se preferon të përdorë Modern Muse Le Rouge nga Estee Lauder. Parfumi në fjalë është ideuar për një grua moderne dhe të guximshme që dëshiron të impresionojë të tjerët.