Relationships

E Hëna e gabimeve

Letra 1
Mrb anabel, dua te prsh bashkvuajtsit e mi ne burgun e bolognes, via del gomito, doca, i uroj te dalin sa me shpejte. Ne vecanti prsh shokun e dhomes kacakun, q ndodhet n burgun e austris. Me kengen 2 dele 300 pare ahahaha, i uroj t gjith burgaxhinjve liberta, dhe me mend ne koke,... Nuk kam me mir kur je i lire. Kshuqe ju them mos beni gabime dhe t perfundoni burgjeve, por shijoheni lirin. Faleminderit anabel.

Letra 2
Mirmbrema Anabel. Nuk po ju tregoj se nga cili burg ju shkruaj se mos keni fans edhe drejtor Cjapin. Kshu i themi ne ketij legenit po prape rob i mire eshte. Ja tju tregoj ne ketu kemi rezistence per te gatuar e per tu ngrohur por i keputet teli dreqit ose ben mas perdite dhe ne ngelem lidh zgjidh telat. Smartphone me 3G ketu ku jam une kemi zere se te gjithe. Edhe xhajet ketu ne burg mesuan ta ngasin ajfonin se ca do benin. Une kam kap dhe te dashur po ajo se di ku jam. Me di jashte shtetit. Dhe kur flasin ne skajp nuk e dallon se e kemi sistemuar dhomen mire fare. Po ja sa te dal do e takoj. Jemi ketu me çunat dhe duam tju pershendesim gjithe fansat e anabelit me kengen koka ne stamboll e trupi ne janine. Shoku im ktu Beb arapashi do me pershendet ate gocen ani Ina a ca e ka ajo se eshte e lezecme shum. E puthim te gjithe. Anonim une edhe keta pervec Bebit

Letra 3
Mirembrema Anabel. Dua te tregoj edhe une historine time. Ky eshte viti i peste qe vuaj denimin tim ne burg. Nuk fajesoj askend pervec vetes sepse kam nje familje te mrekullueshme, nje nene zonje grua dhe nje baba qe me ka mesuar shume mire te ndaj te keqen nga e mira. Mbi te gjitha me vjen keq per ta qe i kam turperuar e ulur koken kur ata meritonin nje djale me te cilin te krenoheshin. Me vjen keq qe kursejne buken e tyre per te me plotesuar mua nevojat me ushqime, cigare e veshje dhe do u jem gjithe jeten borxhli. Vetem shpresoj qe te jene te dy gjalle e md shendet kur te dal nga ketu qe tua shperblej. Jeta ketu eshte e veshtire por me e veshtire eshte koha qe e kam me bollek. Eshte ironike se si ketu brenda njeriu ka kaq shume kohe dhe kaq pak liri per ta shfrytezuar ate. Gjithsesi mundohem te mos e harxhoj kot, lexoj ndonje gje, me shume libra nga interneti, meditoj. Kam shume deshire qe kur te dal te bej nje shkolle qe prinderit e mi te mos ikin me peng. Faleminderit Anabel nga zemra. Pres te lexoj komentet.

Letra 4
Besojeni ose jo edhe une kam hyre ne burg,jo se kam vjedhur as kam vrare,por thjesht une shisja cigare kontrabande.Po mese e vertet. Mora vesh se policia kishte 1 jave qe me ndiqte,dhe vendosa ta ulja aktivitetin tim,nuk shisja me 500 paketa ne dite por 300.Fitimi ishte i madh,Slimsin e shisja 150 lek nga 200 qe ishte,dhe per nje kohe te shkurter arrita te krijoja nje "bande" cigaresh.Ne ishim te lidhur me te tjere persona ne Itali te cilet sillnin cigaret kontrabant me trajlera te medhenj.Doganen e kalonim thjesht fare. Kur me kapen me ofruan nje marreveshje,te tregoja ose te vuaja denimin prej 10 vjetesh ne Peqin. Une sigurisht qe bashkpunova me drejtsine dhe tani jam i lire larg problemeve. Meqe e permendet dua te pershendes ish ekipin timi,gjith cunat e lagjes Kombinat,gjithe shoket e burgut dhe kushririn qe vuan denimin ne Genoa.Respekte. Dhe ju them te gjithve mos bini ne rruge te keqe se do e pesoni,por ndonjehere njeriu duhet ta pesoje qe te mesoje.

Letra 5
Pershendetje t tanve dhe ty anabel . Po t shkruj nga geneva e swiss . Jemi knej m cunat e jena mrena po shpresoj tdalim sh shpejt e kush na futi mrena ? Nje kosovar . Na mori atje e na tha do ju nxjerr per 2 or po po mushim 2 muj .  Kushtet jan mir vlla na kapen m mall . E kena m kusht do i bojm dhe 1 muaj . M familjen flas gati cdo dit. Ca bejm nburg vetem zihemi m austriaket. Anonim tlt

Letra 6
...erresire! Kisha frike, dridhesha nga ethe te forta, kisha ankth, zemra me rrihte forte, hera e pare qe me mbyllen ne nje dhome aq te vogel, te ndricuar keq, isha 19 vjec, sa larg shtepise! Sa e desha shtepine ne ato dite, sa e desha familjen dhe shtratin tim, nuk doja as lek dhe asgje, ne mendje mundohesha te formuloja nje histori qe t dilja sa me pak fajtor! Dhe mundohesha t beja nje fytyr si gjunaqar!! doja vetem te kthehesha ne shtepi... Por kisha gabuar dhe duhej te kryeja denimin, e tille eshte jeta kur rritesh dhe e kupton qe prinderit nuk te kane dhene sh gjera per t'a vazhduar jeten... (nuk i fajesoi, m dhane cdo gje kishin, por nk me mjaftoi!) kur qetesohesh e kupton q m mire t rrezikosh dicka, edhe nese nk t ecen t pakten e di q e provove....! nuk jam mesuar t jem 'i pafuqishem' serish provova t beja dicka per jeten, u mesova me burgun! Nk e them per mburrje, madje ndoshta eshte turp, por e mora jeten ashtu si m erdhi, ashtu si munda! pershendes te gjith te burgosurit kudo ndodhen (pervec pedofilave!!) zoti ua lehtesofte denimin...

Letra 7
Ah! Ah moj Nena ime e Bukur..moj e Bukura Nene. Dua ta therrase emrin tend..por smundem,nuk kam Ze. Ah moj Nena Ime! Sa malle ndiej,sa malle kam per ty... Nuk dua por mes mallit mallengjehem,e qaje per ty. Qaje e mes loteve humbas,ventiem mes vetmise qe me ka kapluar.. E mes saje gjej dashurine,fjalet e tua qe me kan munguar. Falet e tua te shejta..fjalet qe mi thoje dikur. E sot, sot ata fajle me gjakun e duarve i shkruaj mbi mure. Me duar,me thonje gerryej ne ate mure te mallkuar.. E me gjak fjalen tende e shkruaj,," bir kujdes rrugen e Gabuar"  Sot,mbrenda ketyre hekurave arrije fjalen tende ta kuptoj,ta ndiej... Prekjet..ledhatimet,perqafimet e tua,I kerkoje por me nuk I gjej. Ah moj Nena ime..te lutem me beso..sinqerisht jam penduar. Te lutem Nene.. te betohem be Zot qe kam ndryshuar. Oj Nene,oj nene te lutem,, te lutem ma thuaj nje fajle... Jam biri jot oj Nene..jam yt djale. Te lutem..thjeshte nje fajle dua te te degjoj.. E poshte nen kembet e tua..Falje dua te te kerkoj. Te te kerkoje falje,se nuk mundem me mbrenda ketyre mureve te mallkuar. Dua te dal oj Nene..te te tregoj se vertet kam ndryshuar. Te largohem,te largohem nga keta Hekura te Zi... E aty afer oxhakut...me nje luge te hame te dy. Ashtu te varfer..prane njeri tjetrit.. te perqafuar,te ndiejme Dashurine... Se lufta per paran oj Nene ma mori Rinine. Me mashtroi paraja.. e burgun si kembim ma solli oj Nene.. Duke harruar fajlet e tua..e Besen qe ta kisha dhene. Ah moj Nena ime,moj e shtrejta Nene,moj Bukuroshja ime.. Dua te kthehem, dashurine tende ta fitoj ne zemren time. Dua te kthehem te te perqafoje..te te marre ne krahet e mi... E ne doren time te te jap uje per te pire. Te jem prane teje,floket te ti kreh..ti rregulloj.. Edhe kembet do ti laj oj Nene,do ti pastroj. Do bej gjithcka oj Nene..do bej gjithcka qe ti te te lumturoj... Te betohem oj Nene..Te lutem fjalet e mia Besoj. Do zvarritem poshte kembeve tua...kembet e tua do ti puthe oj nene... Qe te ma besh Hallall Qumshtin e gjirit qe ma ke dhene. Ariani

Letra 8
mirmbrema anabal un qe po ju shkruaj jam nje i burgosur na paraburgimi vlores e kam me ata cuna qe shesin pordh kot ata cuna qe jan brenda e kan hallall buken sepse jan perpjekur per jeten e tyre jo si ca e ca qe marin nga mami lek per te bler cigare flm ju urojm gjith te mirat nga tesi anonim. ose kte poezin jam dashuruar me vuajtjen sikur me ka hedhur siren pergatitem per me te keqen shpresoj per me te miren burgu esht provim shpesh her te teston lum kush hyn mjer kush e provon burgu nuk te vret por te plagos te fut ne arqivol por kurr nuk te varros

Letra 9
Prap une anabel i persheshit me kos, ne lidhje me temen e kam diqka per te then, Nga eksperjenca ime ne burg, tashme shyqyr zotit jam jashta,  Me sa kam kuptuar une me aq pervoj ne burg 6 muaj, di te them vetem pak gjera e sakt, te biesh ne burg e para duhet te kesh gjenjen ekonomike te mir, sepse askush nuk te perfill ne burg dikush e dikush do te marri per legen, e do perfundosh te hash disa supa te shpifura e te rrish me i pal rroba aq sa ke marr denimin, ose te te perdorin te tjeret per nje paket cigare ose nje pal pantollona, e dyta duhet te kesh seder te jesh qun me norma dhe jo llapazan dhe intrigagji, e treta qdo mashkull i ka te domosdoshme 6 muj burg per te mesuar se qfar esht burgu, qe te mos bejn gabime dhe tju kaloj jeta ne qeli e nen presjonin e policis, i anashkalojm studentet se po ran aty kllyfin e jestekut per minifund e veshin!! Anonim nga Lupi thanks anabel..

Letra 10
Prsh Anabel! Doja te ndaja me ju historin time ku un kam ber rreth 5 vjet burg n marseje te frances,isha rreth 22 vjec dhe kisha shkuar qe 18 vjec klandestin, filloja t beja pun t renda dhe gati 4-5 vjeteve kurseva shum duke i drg dhe familjes para, n ate koh u martova me dike 10 vjet m t madhe se vetja ku arrita ti beja t gjitha dokumentat dhe sot kam 1 femij m kte person, n ate koh motra ime e vetme ishte martuar po gjendja ekonomike nk ishte e mir ndaj i terhoqa t t dy n franc, burrit t motres i gjeta 1 pun tek 1 miku im aty, por nk e hante dot punen e krahut dhe gjat 1 kohe t shkurtet u morr m pun t pista ku arriti t blinte makin shtepi dhe duke u ber 1 njeri shum i pasur, motra shqetsohej sh pasi nk kthej m n shpi dhe e keqtrajonte dhe shkonte me t tj, por nk m treg per kete,kisha rreth 2 muaj qe nk e takoja motren vtm flisja n cel sepse ate koh u largova per disa arsye nga franca ne norvegji,kur vi prp telefonoj motren dhe nk m prgj po ashtu dhe kunati, shkoj n shtepi gjej motren m shenja n fytyr dhe gati duke vdek, shkojm n spital por ajo ndroi jet pasi kishte konsumar fotoksin... burri motres kishte koh qe e keqtrajonte mbrapa kurrizit tim por motra nk m thoshte gje pasi e donte... ai u shpalll fajtor por ja hodhi leht duke paguar sh para dhe duke bere 6 muaj burg.. nk dija asgj m per ate rreth 1 viti, nga llafet thonin se kish shkuar n shqiperi... mbas 1 viti e shikoj serish n marsej ku dhe e ndjek per disa koh, dhe 1 dit i dal para dhe u konfliktuam keq dhe si pasoj arma ime u shkrep 3 her duke i shkaktuar vdekjen... u denova 10 vjet pasi kishte deshmitar qe e dinin kete histori por m dolen mua n krah duke then qe u vetmbrojt... un u denova me 11 vjet burg por per sjellje t mir u lirova me kusht duke bere vtm 5 vite,,,, ndihesha i lehtesuar pasi ai frikacak nk jetonte me,, Haku i motres u morr sepse n spital para se t vdiste i premtova qe gjall vdekur un do e vrisja ate qe i kishte ber keq... Anonim Te Lutem!

Letra 11
Po e tregoj dhe un historin time ... isha vetem 17 vjec kur ju futa rruges mut** nga papunsia dhe fukarlliku e ndava mendje te meresha me dicka dhe ju futa ksaj punen.. fillova te beja lek bleva makin motorr prindit qe diten e par dyshuan direkt dhe m than do na fusesh n dhe per se gjalli dhe un gjithmon me iden qe leku sbohet kurr me djers .. pas nje viti rash brenda per lend narkotike u denova me 4 vjet heqje lirie u detyran prindrit te shisnin gjithcka qe kisha len un jasht po pra u mbyte deri n borxhe dhe se perfundim u denova me 2 vjet . Mbarova denimin me ishte fiksuar n tru ajo pun fillova t punoja perseri por lekun vendosa ta investoja dhe ashtu bera lava gjith borxhet historia esht shum e gjat por doja te thoja qe tani kam nje familje te mrekullusheme 2 cuna 1 goc sdua kurr qe fmijet e mi ti futen ksaj rruge sepse un e kam nje pasuri per ti len mbrapa ndresa un dhe shum te tjer qe sot gjenden burgjeve kemi pasur nevoj dhe per buken e gojes .

Letra 12
RRI I ULUR DHE MENDOJ PER JETEN QE KALOVA. I VRAR NE SHPIRT E I STRESUAR, PER CASTET QE U LODHA...TANI X MUA 1 JETE E RE FILLOJ, TA NIS NGA A-ja DHE FUNDIN ZOTI TE MA TREGOJ. 1 LETER MUA ME VIN NE MESIN E QELIS, ME KISHTE SHKRUAR E DASHURA NGA MALET E SHQIPERIS. LAPSIN MAR NE DORE DHE ME LOT TE NGROHTE NE SY, FILLOVA QE TE SHKRUAJ SE 1 DITE PER TY DO TE VIJ. QAJ TI MOJ E DASHUR, QAJ TI PA PUSHIM, QAJ TE CLIROSH ZEMREN E TE NXEJESH MERZIN. LOTET E TUA PORSI KRISTAL, DO TI MBLEDH UN NE 1 GOT DHE DO TI RUAJ SI DICKA E RRALLE QE MUND TE KETE KJO BOTE....SHKEPUTUR NGA DITARI I 1 SHOKUT TIM QE VUAJTI BURGUN PER 4 VITE...PRES KOMENTE IRONIKE PA FUND. GJE TJETER NK DINI ME BE JU FANSA. TE PAKTEN 1 KOMENT INKURAJUES. MOS ISHA NI DHE MOS I IRONIZONI BASHKEATDHETARET TUAJ.......

Letra 13
LlNe bejme si burra te forte si gangsterra dhe bejme sikur krenohemi me burgun dhe vuajtjet e burgut por e verteta eshte se edhe ne qajme. Po po qajme fshehurazi qajme naten ose qajme pa lot. Qajmw per nenen a vllain e qajme per te dashuren qe na pret me vite jashte dhe vuan e ne as veten nuk e dime derj kur dk na presi dhe a ja vlen te na presi. Ky eshte realiteti i ne te burgosurve o njerez ne jemi burra me zemer femije dhe nuk jemi trima se jemi ne burg po jemi me lot ne fyt dhe me te ndjeshem se ju qe beni jete normale. Anonim se nuk pershendes dot asnje shok pas kesaj qe thashe se do ruaj reputacionin

Letra 14
Mirmbrema anabel e te gjitheve ju fansa.un nuk kam qene kurr ne burg,por me zien gjaku sa her kujtoj te burgosurit.ka edhe te pafajshem pas hekurave,por ka edhe nga ata te cilet kane bere shume deme.lexova letren e nje te burgosuri qe pershendeste te gjithe pervec pedofilave.po per vrasesit cme thoni.ata qe nuk i kan mar jeten vetem nje krijese njerezore,por kane lene edhe shume te vdekur mbi toke,qe jetojne me shpirtin nder dhembe,qe zemren e kane prush e shpirtin hi.kane vrare jo vetem nje baba,por edhe femijet,duke i denuar te mos therrasin me kurr babin e tyre,apo te mos ken mundesine qofte edhe nje here te vetme te therrasin emrin e heroit te tyre.femije qe nuk shikojne dot shoket apo shoqet te vrapojne ne perqafimin e babait te tyre,sepse detyrohen te percjellin lote duke i shoqeruar me nje buzeqeshje fallso per tu dukur sikur nuk i ben pershtypje.dhe nuk mbaron me kaq,te gjith mund ti marin me mend morine e difekteve qe shkaktohet tek ata femije.po prinderit?ata prinder qe lusin zotin ti mari sa me shpejt e ti coje prane birit te tyre.qe kalojne ditet e netet duke i perveluar shpirti? Ahhhh po motrat e vellezerit qe i shkojne ditet te perhumbur ne mendime,e here here shkojne doren ne faqe te fshijne lotet qe i rreshqasin pa leje?po ajo bashkeshorte qe e di thjesht permendesh qe duhet te behet edhe burre edhe grua?po ajo sdi te sillet si burre.ajo eshte me e lenduar se kurre.ajo duhet te mbysi lotet per te mos e pare femijet.ajo duhet te punoje sa per dy por deshiron edhe te rrise femijet.ajo nuk ka asgje e nuk di si do te caje ne kete jete e ne kete shoqeri qe te ndeshkon thjesht per te kaluar diten.ajo esht e derrmuar dhe e frikesuar deri ne palce,por femijet jane me te rendesishem,e ajo duhet te luaj nje rol perfekt si nje nene e forte,punetore dhe e dashur me femijet,e perkushtuar.po si behet kjo,nuk jam aq e zonja ne kete rol.Ata me vrane edhe mua.Anabel te lutem shume ,postoje.un i kaloj ditet duke bere diskutime imagjinare me ata qe jane vrases.i pyes pa fund,por nuk mar asnje pergjigje.mbase sot dikush do me pergjigjet.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb