Hostel by Anabel

Ina Gjonçi për #LLT: ‘Më pëlqen që seriali nuk mbetet vetëm te komedia romantike’

Shkruar nga Anabel

30 Mars 2019

Ina Gjonçi për #LLT: ‘Më pëlqen që seriali nuk

Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” gjatë xhirimit të serialit #LoveLikesTirana, aktorja Ina Gjonçi tregoi disa detaje të vogla në lidhje aktorët e tjerë të cilët janë amatorë, përveç saj dhe Eni Shehut, që kanë studiuar në Akademinë e Arteve.

Ina Gjonçi për #LLT: ‘Më pëlqen që seriali nuk

“Këtu metodika duhej përdorur në mënyrë të atillë që të mos dukej. Kam mësuar edhe unë nga gjërat e tyre, nga spontaniteti. Ka qenë një marrëdhënie e dyanshme. Më pëlqen që seriali nuk mbetet thjesht tek komedia romantike, e cila ka shumë ngjyra. Ka karaktere shumë interesantë.” – u shpreh Ina.

Ina, një ndër aktoret më të talentuara dhe më aktive të teatrit, ishte pjesë e “Apartamentit 2XL”, një program nga i cili u largua jo pa arsye.

“Femra në humorin shqiptar është një garniturë, një dekor, ose një shenjestër, ku ajo në mënyrë sistematike luan ose budallaçkën ose të pandershmen. Gjë që mua nuk më pëlqen, më vjen plasja që nuk bëra një ndryshim, por nuk jam për këtë punë.” – tha ajo në një intervistë për “Thumb” në shkurt të këtij viti.

Përpos shfaqjeve të suksesshme në teatër si “Letër fëmijës që nuk u lind kurrë” dhe jo vetëm, siç e thamë aktorja është pjesë e web-series #LoveLikesTirana. Personazhi i saj nuk është zbuluar ende, por nisur nga spoti prezantues, duket që do të jetë një karakter që ndërthur humorin dhe ironinë, që disa herë shkon deri në sarkazëm.

Intervistën e plotë të Inës dhe një pjese të kastit (Megi Pojani, Alberta Kamenica, Ana Haxhimali dhe Ernest Manaj) e ndiqni në vijim [min 46:32].