Showbiz dhe TV

Këngëtarja shqiptare i futet politikës!

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2019

Këngëtarja shqiptare i futet politikës!

Këngëtarja Eliza Hoxha i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. U bë kohë që përflitej për një përfshirje të mundshme të Hoxhës në PDK, ndonëse kjo e fundit preferoi të mos pohonte asgjë. Njëzet ditë pas reagimit të këngëtares, aludimet janë konfirmuar!

Vetë kreu i partisë, Kadri Veseli ka njoftuar përfshirjen e elizës përmes një postimi në Facebook:

Këngëtarja shqiptare i futet politikës!

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet.”

Ju kujtojmë se përpos muzikës dhe tanimë politikës, Eliza ushtron edhe profesionin e arkitektes.