Të ftuara mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishin DeaMishel Hoxha dhe Megi Pojani, 2 prej aktoreve të “Love Likes Tirana”dhe “Hostel by Anabel”. Të pyetura në lidhje me eksperiencën e sezonit të dytë dhe pjesëmarrjen në serialin e parë ëeb-series në vendin tonë, DeaMishel u përgjigj:
“Falë eksperiencës së vitit të shkuar, këtë vit xhirimet i menaxhojmë më mirë. Puna është sigurisht shumë impenjative. Mund të xhirojmë për 18 orë në ditë, që nga mëngjesi deri në darkë. Pastaj është Dalina që kujdeset për gjithçka. Ajo bën çdo lloj pune. Sigurisht bashkë me regjisorin Endrit Delisula.”
Ndër të tjera, Dea tregoi se si lindi ideja e “Hostel by Anabel”.
“Eksperienca e parë lindi spontanisht. Pika jonë e fortë që ne s’e dinim që e kishim ishte fakti që sado të ndryshme kishim harmoni me njëra tjetrën. Këtë Dalina e pa dhe këtë vit, përgjegjësia është edhe më e madhe.”
"Dalina është më shumë bashkëpunuese se sa eprore. Edhe Eni Shehu i ka thënë disa herë që do ta shkatërrosh Hostel-in se i shpërqëndron aktorët me biseda dhe humor."-shtoi duke qeshur Megi për marrëdhënien me krijuesen dhe producenten ekzekutive të këtij seriali.
DeaMishel dhe Megi Pojani janë në role protagoniste tek “Love Likes Tirana” që transmetohet çdo të martë në orën 21:00.
Për të gjithë ata që humbën 2 episodet e para të “Hostel by Anabel”, mund t’i gjejnë duke klikuar këtu.