Ashtu siç ju paralajmëruam, seria e dytë e "Love Likes Tirana" ishte shumë më dramatike se premiera e saj të martën e kaluar.
Pas 6 vitesh lidhje, Zoi (Megi Pojani) mëson se i dashuri i saj Klajdi (Eni Shehu) e tradhton me Lunën (DeaMishel Hoxha).
Të tre brenda një shtëpie, tashmë të mbushur me kujtime të një trekëndëshi dashurie.
Pa shumë fjalë, Zoi zgjodhi që shpërthimin e saj t'ja besonte alkoolit dhe një "live" të bërë në Instagram, në mënyrë të pavetëdijshme.
Tani, ajo as që ia ka idenë se ky veprim është fillimi i një jete të re. Para serisë së radhës, që do të transmetohet të martën e ardhshme në video.anabel.al, në orën 21:00, ndalojmë pak tek ju.
Si do të vepronit po të ishit në vendin e Zoit?!
Ju që e humbët serinë e dytë të "Love Likes Tirana" mund ta shihni duke klikuar këtu.