Vajzat e “Hostel by Anabel”, gjatë rubrikës “Me provë”, për një ditë jetuan “jetën e një konviktoreje”. Viola, Megi dhe Dea provuan si është të jetosh pranë ambienteve të Qytetit Studenti, ku aktualisht banojnë rreth 4000 studentë. Por çfarë na mësuan vajzat e “Hostel by Anabel”? Si është të jesh vërtetë konviktore?
1. Si fillim, ky term që sa i famshëm aq edhe i paragjykuar, hera herës merr konotacion negativ. E vërteta është që sa më shumë ta zgjerojmë një përdorim të tillë të kësaj fjale, aq më të prapambetur dukemi sepse në fund të ditës, konviktorët janë si studentët e të gjithë botës, të zhvendosur nga shtëpia e tyre drejt ambienteve pranë universitetit me qëllimin e vetëm: për të studiuar!
2. Konvikti i vajzave nuk i lejonte djemtë. Ora zyrtare për t’u rikthyer në dhoma ishte 23:00. Nëse studentët do të kthehen më vonë, nevojitet një njoftim.
3. Jeta në konvikt të mëson të disiplinohesh! Gjatë bisedës, vajzat treguan se jeta në konvikt i ka mësuar të respektojnë oraret. Ato sot janë më të përgjegjshme, kanë mësuar të gatuajnë, të pastrojnë dhe çdo aktivitet tjetër që ndoshta studentët që jetojnë në shtëpinë e tyre në Tiranë, shpesh i gjejnë gati.
4. Bashkëjetesa është edhe më e bukur. Studentet i treguan vajzave të ‘Hostel by Anabel” se mbrëmjet janë gjithmonë më të ngrohta dhe më të këndshme. Miqësitë më të mira, krijohen atje.
5. Shpesh rregullat edhe thyhen atje, por shhh...Mos tregoni!
Për të ndjekur serinë e dytë të "Hostel by Anabel", klikoni këtu.