
Dashi
Nëntori mund të kthehet në një muaj të shkëlqyer, për të ngjitur shkallë të reja në karrierën tuaj. Në fund të tetorit, Marsi, planeti që ju udhëheq, u zhvendos te shenja e Bricjapit, duke ndriçuar plot dritë shtëpinë tuaj të dhjetë të famës, nderimeve dhe çmimeve profesionale, arritjet dhe sukseset, përgjatë gjashtë javëve të ardhshme. Sapo të keni hyrë në muajin Nëntor, Marsi do të jetë duke lëvizur në afërsi të planetit të Plutonit, duke ju dhënë mjaft forcë për ti përballuar më së miri situatat. Çdo pozicion pune për të cilin jeni duke diskutuar, me siguri do të përfaqësojë një pozicion më të lartë nga ai q? kishit më parë. Intervistat do të shkojnë jashtëzakonisht mirë, pasi përvoja juaj dhe aftësitë praktike duket se përshtaten në mënyrë të përkryer me punën që po diskutohet aktualisht.
Hëna e Plotë që do të shfaqet në 6 Nëntor në shenjën e Demit, do të pozicionohet në sektorin tuaj të pagave, në një kënd të mirë me Plutonin dhe Marsin, duke treguar se ju do të jeni në gjendje për të arritur një marrëveshjen mbi kompesimin tuaj financiar shumë shpejt. Duket se keni qenë të shqetësuar në lidhje me rrjedhjen e parave, por me tre planetet në shtëpinë tuaj të kredive, hipotekës dhe huave të ndryshme, gjërat do të përmirësohen nga fundi i dhjetorit, kështu që ju vetëm duhet të gjeni një mënyrë për të kapërcyer situatat financiare përgjatë nëntorit dhe fillimit të dhjetorit.
Një nga ditët tuaja të preferuara do të jetë kur Jupiteri bujar do të takohet me Mërkurin, planetin që sundon sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë, ditën e shtunë, më 1 nëntor. Kjo është dita juaj, kur pothuajse çdo gjë që do të bëni së bashku n? çift, do tju sjellë lumturi të madhe.
Më 12 nëntor, planeti i Marsit në shenjën e Bricjapit do të jetë në pozicion të kundërt me Uranin e vendosur të Bricjapi, kështu që dikush mund tju shkelë në “kallo”, por ju duhet të ruani qetësinë dhe mos të bini pre e provokimit. Ky do jetë një moment delikat, por pasi të kalojë, do ta kuptoni se keni berë gjënë e duhur që nuk keni reaguar. Sygjerimi im është që të mbani një profil të tërhequr këtë ditë.
Ndërkohë që po afrojnë Festat e Nëntorit, duket se do të përgatisni valixhen dhe do të shkoni jashtë qytetit tuaj. Jo të gjitha shenjat e zodiakut do të jenë në gjendje për të udhëtuar, por ju padyshim që ju do të udhëtoni, madje disa prej jush mund të shkojnë shumë larg. Hëna e Re, më 22 Nëntor, do tju nxisi që të largoheni nga rutina e përditshme, ndërkohë që një numër planetesh të vendosur te shenja e Shigjetarit, do të bëjnë që tju lind dëshira për aventura të reja, prandaj nuk do të keni asnjë arsye për të qëndruar në shtëpi. Ju mund të shkoni në këtë udhëtim për një sërë arsyesh, jo vetëm për të parë familjen tuaj të origjinës. Kështu që nëse do të niseni për çështje pune, ju do të jeni në gjendje për të gjetur mënyra për të kombinuar punën me kohën për të kaluar me të dashurin e zemrës. Udhëtimet që do të ndërmerren në fund të muajit do të jetë disi të vrullshme, se mesa duket, ju do të keni një qëllim për të realizuar, siç tregohet nga pozita e Saturnit. Ose, mund të jetë fakti që ju mund të jeni i shqetësuar në lidhje me shëndetin e një mashkulli në familjen tuaj, ndoshta babai, xhaxhai, vëllai. Ju mezi do të prisni të jeni me njerëzit tuaj të dashur.
Demi
Muajin e kaluar keni përjetuar një eklips diellor të Hënës së Re, në shtëpinë tuaj të martesës, e cila vuri theksin te partneri tuaj. Ky eklips padyshim do të bëjë që ju të keni përfitimi në një mënyrë ose në një tjetër. Sapo të fillojë muaji nëntor, ju do mendoni për partnerin tuaj dhe nëse gjërat kanë qenë disi të tensionuara në marrëdhënien tuaj, ju do të merrni masa që ti rregulloni ato. Megjithatë, ju mund të keni qenë në këtë situatë për një kohë të gjatë, prandaj durimi juaj nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ju keni pasur Saturnin, planetin që na mëson mësimet e jetës, në sektorin e martesën tuaj dhe angazhimeve serioze për dy vite me rradhe dhe nëqoftëse ju keni qenë duke pritur për një propozim fejese apo martesë, para se Saturni të largohet nga shenja juaj më 23 dhjetor, ju do ta ndërmerrni vetë këtë hap madhor. Edhe pse mund tju duket sikur jeta është frustruese dhe stresante , ju në të vertetë jeni shumë gabim. Ju jeni më afër lumturisë se kurrë më parë, kështu që dëgjoni instinktin tuaj dhe kini besim se ju e dini se çfarë është më e mira për ju.
Nëse jeni në një lidhje dhe jeni i lumtur, së shpejti do të hyni në një fazë relaksuese për ju të dy. Merrni në konsideratë të shkoni në një udhëtim të gjatë, jashtë shtetit, në një vend ku nuk keni qenë më parë, diku me bukuri marramendëse- ndoshta në Alpet Franceze- dhe të jeni i sigurt që do kaloni një eksperiencë të paharrueshme. Kjo përvojë frymëzuese që do kaloni sëbashku do ta forcojë marrëdhënien dhe do tju ndihmojë të thurrni sëbashku sixhaden tuaj të dashurisë. Nëse udhëtimi nuk është një mundësi që ka të bëjë me ju, ndoshta do të vendosni të rregjistroheni serish në universitet, për të rritur nivelin e arsimimit tuaj. Nëse nuk është e mundur për ju që të angazhoheni me kohë të plotë, ju mund të filloni duke marrë disa lëndë, të cilat do tju çojnë drejt nivelit akademik që keni synim.
Hëna e Plotë e këtij muaji, në 6 Nëntor, do të jetë në shenjën e Demit, e vetmja për këtë vit dhe do tju ndihmojë të sqaroni se çfarë ju nevojitet më shumë në jetë për të qenë i lumtur. Ju keni qenë të përqendruar tek të tjerët gjatë gjithë vitit, por në këtë Hënë të Plotë, është koha për ta vënë veten në vend të parë. Plutoni do të jetë shumë përkrahës ndaj kësaj Hënë të Plotë dhe duke qenë se Plutoni ka aftësi transformuese, ju mund të shtoni diçka të re në jetën tuaj, diçka që keni dashur gjithmonë ta keni, apo ta rimerrni.
Shtëpia juaj, prona dhe familja do të vazhdojnë të jenë sektoret më me fat dhe që do tju bëjnë më të lumtur në këtë periudhë të jetës suaj. Nëse keni nevojë për tu transferuar, dëshirë për të rinovuar ose për të blerë një pjesë të rëndësishme të mobiljeve, ju tani mundeni ti bëni të gjitha këto. Filloni kërkimet dhe behuni gati për të hulumtuar mundësitë tuaja , pasi ju keni Jupiterin në sektorin tuaj të katërt të shtëpisë, për herë të parë në dymbëdhjetë vjet, një privilegj ky që filloi në korrik dhe që do të vazhdojë deri në gusht 2015. Mos lejoni që kjo kohë e artë tju rrëshkasë nëpër gishta – përdoreni atë për të përfituar mundësi të mëdha apo të vogla.
Jupiteri do t'ju ndihmojë të krijoni shtëpinë tuaj të ëndërrave, kështu që nëse keni nevojë për një kredi, niseni proçedurën e aplikimit tuaj menjëherë pasi të shfaqet Hëna e Re më 22 nëntor , për të patur rezultate më të mira. Saturni do të takohet me këtë Hënë të Re në 22 Nëntor, prandaj sigurohuni që dokumentacioni juaj të jetë i saktë, pasi ndonjë pasaktësi në shifra mund tju heq të drejtën tuaj për të fituar një kredi me norma interesi të leverdishme për ju. Janari do të jetë një muaj ideal, për të filluar një punë në pronën tuaj, me idenë se ky projekt do të përfundojë kur Hëna e Plotë do të jetë në sektorin tuaj të shtëpisë më 3 shkurt 2015. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, është është duke lëvizur rreth e qark shenjës së Luanit, e cila është quajtur si shenjë mbretërore, kështu që ju mund të ndërtoni një shtëpi, që me të vërtetë do të jetë kështjella juaj.
Binjaket
Shpenzimet tuaja janë të larta kohet e fundit, prandaj ju mund të jeni i alarmuar. Festat dhe pushimet e fundvitit janë në horizont dhe ju sërish duhet të shpenzoni për të blerë dhurata të ndryshme. Besoj se do tju ndihmojë të dini që Marsi (fajtori në këtë rast), do ta frenoje valën e shpenzimeve, sapo të lëvizë drejt shenjës së Ujorit, më 4 Dhjetor. Ndërkohë ju mund të keni nevojë për një shumë parash borxh nga një anëtar i familjes apo mik në këtë periudhë të vështirë për ju, por pasi ta rimerrni veten, ju do tjua jepni këto të holla, sëbashku me mirënjohjen si normë interesi.
Mundet të lind nevoja që ti përzgjidhni aktivitetet sociale ku do të i jeni ftuar, por vetëm këtë muaj, pasi shpenzimet për të marrë pjesë në këto evente do të jenë vërtet shumë të larta. Një nga ditët që mund tju sjellë një surprizë të pakëndshme në lidhje me lekët do të jetë në 12 nëntor, kur Marsi dhe Urani do të jenë në kundërshtim me njëri tjetrin dhe shpenzimet për socializimin, mund të dalin jashtë kontrollit.
Kujdesuni për shëndetin tuaj gjatë gjithë muajit, pasi Hëna e Plotë e 6 nëntorit, do të testojë aftësinë e trupit tuaj për të shmangur ftohjet dhe gripin. Projekti juaj i punës duket se ka kërkuar një përgjigje të fuqishme dhe se ky projekt madhor do të realizohet me sukses gjatë kësaj Hëne të Plotë. Për ta përfunduar atë, ju mund të keni qëndruar orë të tëra pa gjumë apo pa ngrënë. Ndërsa po i afroheni Hënës së Plotë, në qoftë se ndiheni sikur diçka spo ecën, tërhiquni dhe bëni pak pushim. Por mos i lini detajet e këtij projekti kaq të rëndësishëm në minutën e fundit. Nëse ju keni shtyrë kryerjen e ndonjë operacioni mjekësor ose dentar, kjo Hënë e Plotë do t'ju ndihmojë të nisni procedurat përkatëse, para fundit të këtij viti, sepse ju do të doni ta filloni Vitin e Ri në gjendje të mirë,duke ndjekur udhëzimet e mjekut.
Festat mund të jenë mjaft emocionuese për ju, sepse me shfaqjen e Hënës së Re më 22 nëntor, nëse jeni në një lidhje serioze, ju mund të fejoheni ose të martoheni shumë shpejt. Shtëpia jote e shtatë e angazhimit do të mbushet plot me planete tani, duke përfshirë dhe Afërditën, planetin e dashurisë, kështu që nëse propozimi është bërë, ju do të dëshironi të vendosni datën e fejesës / martesës dhe të bleni unazat sëbashku, një moment ky shumë emocionues për ju. Megjithatë, ju mund ta bëni njoftimin në kohën e festave dhe ti mbani planet tuaja sekrete deri atëherë. Neptuni do të jetë i pavendosur, prandaj sigurohuni që e dini më së miri qëllimin e partnerit tuaj- do të jetë një prirje e këtij muaji për t'u rrëmbyer në magjinë e momentit. Të ngadalësoni ritmin nuk do të bëjë që lidhja juaj do të përfundojë; në fakt, kjo ju bën tifoz më të zjarrtë të dashurisë. Nëse ju jeni tashmë i martuar, kjo Hënë Re do tju lejojë që të mendoni për gjërat e reja, që ju mund të bëni së bashku si çift, me qëllim që ta forconi më shumë lidhjen tuaj. Një fëmijë mund të jetë pjesë e planit dhe me Saturnin që do të nxitë sektorin e shëndetit tuaj prej datës 23 dhjetor, kjo do të jetë një kohë shumnë e mirë për të thirrur lejlekun.
Saturni do të takohet me Hënën e Re më 22 nëntor, kështu që çdo angazhim ndaj partnerit tuaj duhet marrë shumë seriozisht, me qëllimin për të ndërtuar një lidhje që do ti rezistojë kohës. Çdo gjë fillon gjithnjë me një arsye - nëse zemra juaj është në vendin e duhur, ju do të keni stabilitetin afatgjatë që ju kërkoni. Nëse nuk keni partner romantik, atëherë bëhet fjalë për krijimin e një bashkëpunim fitimprurës në lidhje me biznesin, i cili do të jetë i fortë dhe serioz për vitet e ardhshme.
Në fushën e karrierës suaj, duket se ju jeni një yll në rritje, ku imazhi juaj do të jetë në qendër të vëmendjes dhe do të njihni shumë njerëz. Pasi Neptuni u zhvendos në shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve dhe arritjeve profesionale, ju mund të keni patur mundësinë që të punoni në një film, rregjistrim vi, apo performancës artistike me rëndësi. Neptuni ka qenë në prapavijë që prej 9 qershorit, prandaj jini i kujdesshëm për të parë se çfarë do të ndodh në ditët në vijim, sapo Nëptuni të kthehet sëris në qarkullim. Me shumë gjasa ju do të shikoni përparime inkurajuese në lidhje me çështjet e zemrës gjatë dy ditëve që rrethojnë këtë datë dhe ka për tju rrahur zemra fort kur kjo të ndodhë.
Gaforrja
Sapo të hyjë muaji i Nëntorit, ju do të jeni në pritje të një ngjarjeje sociale që do të ketë të gjitha elementët romantike që ju pëlqeni - ushqim të shijshëm, ndriçim të këndshëm, muzikë të lehtë, lule me aromë dhe mundësinë për të veshur fustanin/kostumin tuaj të preferuar. Hëna e Plotë, në 6 Nëntor, do të krijojë mundësinë për një mbrëmje magjiplotë dhe duke qenë se efektet e të gjitha Hënave të Plota shkojnë deri në disa ditë, ngjarja juaj ka të ngjarë të ndodhë gjatë fundjavës së 8-9 Nëntorit. Kjo ftesë do të jetë e veçantë, prandaj sigurohuni që të merrni pjesë. Ju gjithashtu mund të dëshironi të organizoni një festë nga ana juaj, e cila ka për të qenë po aq e suksesshme, sa aktiviteti ku jeni ftuar.
Kur është fjala për dashurinë, duket se jeni duke pritur të ndodhë diçka. Nëse jeni të martuar, ju mund të jeni duke shpresuar, për të gjetur kohën e duhur, për të pasur një fëmijë. Në qoftë se jeni beqar/e, mesa duket po prisni që marrëdhënia juaj të shkojë në nivele të reja. Ju keni qenë në harresë, për shkak të udhëtimit të gjatë të Saturnin në sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë (që nga tetori i vitit 2012), por që së shpejti do të përfundojë me largimin e këtij planeti në 23 Dhjetor. Ju jeni gati për të ecur përpara dhe në qoftë se nuk arrini ta shihni këtë, do të duhet të keni një përgjigje të mirë pse gjërat nuk mund të lëvizin përpara tani. Ditëve të tua të pritjes po u vjen fundi, pasi durimi juaj është duke mbaruar.
Një nga ditët e vështira të muajit do të jetë 18 Nëntori, për shkak të takimit të Diellit të fuqishëm me planetin e ftohtë të Saturnit. Kjo është një përplasje e të kundërtave, zjarri (Dielli) dhe akulli (Saturni) dhe mund të bëjë që ju të punoni me shumë vështirësi apo të jeni tepër i ndjeshëm ndaj kritikave. Në qoftë se ju ndiheni pak i lodhur, apo pesimist në lidhje me situatat e ndryshme, duhet ta e di se për një apo dy ditë këto ndjenja do të kalojnë. Nëse ju kanë kritikuar, përdorni atë pjesë të kritikave që janë të dobishme, por pjesën tjetër hidheni pas krahëve. Asnjë kritikë nuk duhet të lejoni që të ndikojë në vetë vlerësimin tuaj.
Ju këshilloj të jeni i kujdesshëm edhe më 12 nëntor, kur ju mund të dëshironi të sfidoni zgjedhjet e një personi të rëndësishëm. Urdhërat nuk kanë kuptim për ju, por do të jetë më mirë që ti injoroni dhe jo ti kundërshtoni. Marsi do të jetë në një pozicion shumë delikat me Uranin, planetin e rezultateve të papritura, kështu që ky është një debat që ju kurrë nuk do të jeni në gjendje për ta fituar.
Në sektorin e punës, një sërë çështjesh kanë për të ardhur në tavolinë tuaj të punës, si rezultat i Hënës së Re, më 22 Nëntor. Ju mund të punoni në një biznes sezonal dhe ardhja e festave të fundvitit do të jetë një arsye e mjaftueshme për një sërë aktivitetesh që do të mësyjnë papritmas në jetën tuaj profesionale. Më e pakta, prania juaj do të jetë e nevojshme për të mbikëqyrur të tjerët deri në përfundim të këtij viti. Kjo Hënë e Re do të bashkohet me Saturnin,duke përcaktuar se do tju duhet të punoni me orë të gjata dhe të mbikqyrni shumë detaje. Mund të lind nevoja që të punësoni staf të ri, për të përfunduar
ato që duhet të bëni, prandaj mbani CV- të mbi tavolinë, në rast se duhet të punësoni dikë shpejt. Me Afërditën që ndodhet e pozicionuar kaq bukur në këtë Hënë të Re, ju keni shumë mundësi të gjeni punonjës të rinj miqësorë, të cilët do ta marrin punën e tyre seriozisht.
Po kjo Hënë e Re e 22 Nëntorit, do të jetë një moment i shkëlqyer për të filluar planin tuaj për palestër për Vitin e Ri. Ju do të keni aspekte të përsosura më 22 Nëntor dhe në dhjetë ditët që pasojnë, por ju nuk do ta keni këtë ndihmë kozmike në muajin Janar. Nëse ju keni shumë kohë pa u marrë me palestër, konsultohuni me mjekun tuaj dhe thjesht filloni lëvizje të lehta, pa u sforcuar shumë. Në astrologji, data që ju zgjidhni për të filluar një proçes të ri është me rëndësi jetike, sepse është momenti kur ju i dhatë jetë kësaj nisme. Nuk është e nevojshme që të rrini me orë të tëra në palestër - mjafton një periudhë e shkurtër kohore, për ta quajtur si një fillim. Nëse ju filloni tani,keni për ti dhënë 2015 një fillim të shëndetshëm. Kjo është dhurata që ju mund ti jepni vetes në muajin Nëntor.
Luani
Karriera juaj ?sht? n? kulmin e vet dhe ju do t? bindeni p?r k?t? kur t? shfaqet Hëna e Plotë, n? 6 Nëntor, e cila do t? ndriçoj? shtëpinë tuaj t? dhjetë t? nderimeve, çmimeve dhe arritjeve profesionale. Kjo do të jetë e vetmja Hënë e Plotë në shtëpinë tuaj të karrierës p?r vitin 2014 dhe ka të ngjarë q? të sjellë lajme spektakolare. Puna që ju keni qenë duke bërë në një projekt, duket se ka fituar vëmendjen e personave t? r?nd?sishm? n? ambientin ku punoni, t? cilat ju kan? vendosur n? list?n e “yjeve t? ardhsh?m”. Ju keni punuar çdo dit? me shumë zell p?r t? p?rmbushur detyrat tuaja dhe tani shpërblimi mund të jetë një pozicion më i mirë dhe me më shumë përgjegjësi. Do të jetë shum? e rëndësishme për ta shënuar me t? kuqe këtë moment – koha p?r të festuar!
Ju mund të pyesni veten nëse ngarkesa e punës tuaj do t? leht?sohet para se t? vijne festat dhe pushimet e fundvitit. Përgjigja është po. Ju keni p?r t? par? sesi presioni do t? pak?sohet, dit? pas dite, sapo planeti i vrullsh?m i Marsit do t? largohet nga shenja e Bricjapit, n? 4 Dhjetor. Kjo do tju jap? koh? t? mjaftueshme p?r t? bler? gjerat e nevojshme, p?r t? shkuar n? festa t? ndryshme dhe p?r t? shijuar dashurin? tuaj n? muajin festiv t? dhjetorit. Ndërkohë, ju duket se keni nevojë për relaks që vet?m ushtrimet e moderuara mund tjua ofrojnë. Palestrat zakonisht kan? frekuentues m? t? pak?t n? k?t? periudh? t? vitit, por sigurohuni q? ju mos t? jeni nga ata q? nuk shkojn? fare. Edhe një stërvitje e shkurtër do të bëjë mrekulli për mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj.
Një ditë e vështirë për ju ka p?r t? qen? (me shum? gjasa) 18 Nëntori, kur Saturni do t? takohet me sundimtarin tuaj,Diellin. Shqetësimi për një anëtar mashkull të familjes, mund të thotë që do tju duhet të lini punën dhe të shkoni n? sht?pin? e prind?rve tuaj p?r t? marr? pjes? n? at? q? po ndodh. Ose, mund të jetë një situatë që ka t? b?j? me banes?n tuaj ose nj? pronë tjetër që ju zot?roni, me t? cil?n duhet t? merreni menjeher?, sapo tju vij? lajmi. Qëndroni fleksibël, p?r çdo emergjenc?.
Dashuria do të mbretërojë për ju ditën e Hënës së Re, m? 22 Nëntor. B?ni gati veshjet tuaja me t? mira, sepse me siguri do keni ftesa per t? dal?. Kjo H?n? e Re bie n? shenj?n e zjarrit t? Shigjetarit dhe do të ndriçoj? shtëpinë tuaj t? pestë të dashurisë së vërtetë. Veprimet që ju do t? nd?rmerrni në javën në vijim, pas shfaqjes s? H?n?s s? Re, do t? ndikojn? n? jet?n tuaj dashurore për një vit ose më shumë, ndoshta edhe përgjithmonë. Nëse jeni e paangazhuar n? nj? lidhje, do t? jet? e r?nd?sishme ti kushtoni p?rpar?si maksimale arg?timit, daljes me shoq?rin? dhe p?r tu prezantuar me bot?n jasht?. Duke qenë jashtë, ju do të rrisni shanset tuaj për një takim t? rast?sish?m, nga ata q? jan? n? dor? t? fatit. Jupiteri është ende në shenjën tuaj, i dashur Luan dhe kjo konsiderohet si një aspekt që ju jep shum? mund?si p?r t? p?rmbushur dashurinë e vërtetë. Jupiteri vjen vet?m nj? her? n? çdo dymbëdhjetë vjet dhe ju do ta keni këtë planet t? mir?sis? në anën tuaj, deri në muajin gusht t? vitit 2015. Kombinimi i Hënës së Re me Jupiterin në shenj?n e Luanit, do t? b?j? q? N?ntori do t? jet? i shk?lqyer p?r tu socializuar m? shum?.
Saturni do ti bashkohet kësaj Hënë të Re, kështu që nëse ju takoni dikë, ai person mund të jetë pak më i vjetër se ju, por do tju intrigoj? shum? dhe kjo marr?dh?nie mund t? funksionoj? shum? mir?. Nëse jeni vetëm n? k?t? periudh?, duhet t? hyni me kujdes n? nj? marr?dh?nie, pasi Neptuni do të shp?rndaj? mjegull?n e tij t? bukur, por nj?koh?sisht t? pabes?, gjat? koh?s q? do t? shfaqet H?na e Re. Neptuni mund të bëjë që ju t? humbisni të dhëna të rëndësishme në lidhje me dashurinë tuaj të re. P?r shkak t? munges?s së informacionit, është n? natyr?n njerëzore që t? d?shironi të mendoni më të mirën p?r të dashurin e ri intrigues, por jini i kujdesshëm. Jepini marrëdhënies s? re kohën e duhur dhe filloni t? njihni rrethin e miqve dhe familjareve t? partnerit tuaj pare s? t? p?rfshiheni m? shum? n? k?t? lidhje. Dashuria nuk do të fluturojë në qoftë se ju prisni - në fakt do ta b?j? lidhjen m? t? plotë, sepse Saturni, i pozicionuar gjithashtu te kjo Hënë e Re, do të kujdeset p?r k?t?.
Luan?t q? jan? t? fejuar ose martuar, do të ketë më shumë argëtim n? çift dhe mund të vendosin të planifikojn? një udhëtim të rëndësishëm jashtë shtetit së bashku, ose t? vendosin t? realizojn? nj? q?llim t? rëndësishëm, siç mund t? jet? blerja e nj? sht?pie. Nëse ju shpresoni që të b?heni me fëmijë, prisni ti filloni përpjekjet për konceptim, pas shfaqjes s? Hënës së Re, m? 22 nëntor, për të rritur shanset tuaja për sukses.
Virgjeresha
Ju keni një horoskop për t'u patur zili në muajin Nëntor. Marsi ka nisur qarkullimin rreth Diellit, një proces që zgjat rreth dy vjet dhe tani ka arritur në sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë, q? prej fundit të muajit të kaluar. Në javët e ardhshme, deri në 4 Dhjetor, ju do të keni shanset më të mira për at? lloj dashurie q? të lë pa frymë. Në fakt, ky muaj do të jetë m? i ndritsh?m dhe më i mirë se dhjetori për tu socializuar. Nëse keni nevojë për një fustan të ri mbrëmjeje, do t? ishte m? mir? q? ta zgjidhni nj? t? till? tani. Plutoni do të jetë pranë planetit t? Marsit në fillim të muajit, duke treguar se dashuria do të ketë fuqinë për tju transformuar. N?se jeni akoma vet?m, ?sht? momenti q? t? filloni t? dilni m? shpesh.
Ciftet e fejuar dhe t? martuar do të p?rjetojn? momente t? mira s? shpejti, t? aft? p?r t? ndihmuar partnerin q? t? harrojë shqetësimet e përditshme dhe për tu dashuruar m? shum?. Shtëpia e pestë, aty ku zhvillohen t? gjitha k?to aktivitete, udheheq gjithashtu edhe lindjen e fëmijëve, kështu që nëse ju jeni duke shpresuar për një fëmijë dhe provoni këtë muaj, në fund të vitit ju mund të jeni duke thurrur çorape t? vogla p?r krijes?n q? ?sht? rrug?s.
Në fillim të muajit, Hëna e Plotë te shenja e Demit, q? do shfaqet n? 6 Nëntor, mund tju ket? drejtuar për në aeroport,ose n? portin m? t? af?rt, ndoshta për të vizituar familjen - ka shumë të ngjarë një vëlla - ose për tju gëzuar shoq?ris? s? t? dashurit/es suaj t? zemr?s, para se rr?muja e festave tju bllokoj? t? dyve. Ky udhëtim mund tju frymëzojë shum? dhe tju b?j? t? ndiheni i rilindur. Me planetet e pozicionuara në shenjat e tokës, zgjidhni t? shkoni n? një vend që ofron pamje t? maleve apo kodrave, me majat me d?bor?. Kjo Hënë e Re është e mbushur me sheqer dhe erëza pikante, kështu që ju mund të habiteni nga planet romantike q? partneri juaj ka menduar per ju. Nuk keni partner? Dilni me miqt? tuaj dhe arg?tohuni.
Nd?rsa festat e fundvitit po afrojn?, Hëna e Re, m? 22 Nëntor do t'ju nxisi q? t? rregulloni sht?pin? tuaj p?r t? mir?pritur fluksin e miqve gjat? festave, sa m? shpejt t? jet? e mundur, pa p?rfunduar n?ntori. Virgjëresha e di sesi mund t? krijoj? nj? pamje mahnit?se, por mund t? shfletoni edhe revistat p?r dekorimin e sht?pis? apo t? vizitoni dyqanet me aksesor? sht?pie. Gjithashtu shikoni me kujdes p?r recetat e gatimeve- miqtë dhe familja e di se menuja juaj p?rb?het me ushqime të freskëta, që janë të lehta dhe ushqyese, shenjë dalluese kjo e stilit t? kuzhinës s? Virgjëresh?s.
Nëse mendoni se shtëpia juaj ka nevoj? p?r nj? pastrim m? t? plot?, ndoshta duhet t? k?rkoni ndihm?n e profesionist?ve, siç mund t? jen? personat q? lajn? dritaret dhe tapicerit?, t? cil?t do t? b?jne q? t? gjitha t? duken si të reja. Merrni bimë sezonale dhe dekorative dhe do t? shihni sesa qet?suese do t? duket banesa juaj. Af?rdita, do t? qarkulloj? af?r orbit?s s? k?saj H?ne t? Re, n? sektorin tuaj t? shtëpis?, duke b?r? t? mundur q? ju t? tregoni dhuntit? tuaja për ta bërë shtëpinë tuaj komode dhe mikprit?se. Nëse keni nevojë për të shitur apo p?r t? blerë nj? pron?, kontaktoni me ndërmjetësuesin tuaj, pasi n? 22 nëntor, gjat? Hënës së Re, ju do t? keni shansin ideal p?r t? gjetur zgjidhjen m? t? mir?, para se viti t? mbyllet.
Peshorja
Këtë muaj, ditëlindja e p?rvitshme e Hën?s s? Re do të mbërrijë më 22 shtator në shenj?n e Peshores dhe do të jetë në gjendje ti përgjigjet një prej dëshirave tuaja m? t? përzemërta. Kjo është e vetmja Hëne e Re që ju mund ta përdorni për çdo dëshirë, kështu që në fillim të muajit mendoni për një element në jetën tuaj që ju dëshironi ta ndryshoni apo ta përmirësoni. Kjo Hën? e Re është veçanërisht e fuqishme, pasi ajo do të shfaqet në grad?n e par? t? një shenje kardinal, duke p?rcaktuar se përkon me një nga pikat e busull?s: veriun, jugun, lindjen, perëndimin dhe për këtë arsye, ajo do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm. Hënë e Re do të jet? n? nj? vij? me Saturnin, planetin e të menduarit afatgjatë, kështu që ju mund të krijoni stabilitet, në një botë të paparashikueshme.
Financat tuaja kanë qenë të paq?ndrueshme - problemi ka qenë shumë pak lek? dhe shumë shpenzime. Hëna e Plotë e dat?s 6 Nëntor do tju sjell? n? kujtes?, me shum? dhimbje p?r ju, sesa probleme keni me parat?. Megjithatë, kjo Hënë e Plotë është miqësore, prandaj shumica e lajmeve q? do t? sjell? do jen? pozitive dhe ju mund t? p?rgatisni nj? plan, i cili mund t? rrisë të ardhurat tuaja. Hëna e Plotë do të jetë e orientuar bukur drejt Marsit dhe Plutonit, në sektorin tuaj t? katërt të shtëpisë dhe mund të sjellë lajme n? lidhje me miratimin e nj? kredie apo huaje financiare. Ose, kompania ku ju punoni , mund tju thot? se tashm? ju keni disa vjet q? po punoni p?r ta dhe ka ardhur momenti q? t? paguheni m? shum? dhe t? merrni edhe shp?rblime. Prindërit tuaj mund tju japin një shum? parash shumë të nevojshme për ju, p?r tju ndihmuar të paguani shpenzimet e përditshme. Me Neptunin aktiv, ju mund të jeni në gjendje për të shitur një krijim artistik apo p?r t? dh?n? nj? shërbim me fitim t? konsideruesh?m. B?ni durim, sepse muajin e ardhshëm, n? 23 Dhjetor, planeti i Saturnit do të largohet nga sektori juaj financiar, për herë të parë që prej tetorit të vitit 2012. Kjo do t? sjellë nj? lehtësim të menjëhershëm, të qëndruesh?m dhe lajmin më të mirë nga t? gjith? t? tjer?t.
Fal? shfaqjes s? H?n?s s? Re, m? 22 N?ntor, udh?timet e shkurtra n? qytetet af?r vendbanimit tuaj, duket se do tju b?jn? t? ndiheni mir? dhe t? shplodheni gjat? fundjavave t? muajit n?ntor. Af?rdita, planeti q? udh?heq shenj?n tuaj, do t? vizitoj? shenj?n e zjarrit t? Shigjetarit, i cili p?rzihet aq bukur me elementin e ajrit t? shenjës suaj, nga 17 nëntori deri n? 10 dhjetor. Ju mund të dëshironi q? ti bleni gj?rat q? do tju duhen p?r pushimet e ardhshme, n? vendet q? po vizitoni dhe kjo do tju p?lqej? shume, sepse nuk do tju duhet t? nxitoni p?r t? b?r? shum? gj?ra, brenda nj? kohe shum? t? shkurt?r, kur t? vij? periudha e blerjeve. Me Jupiter pozicionuar në sektorin tuaj të miqësisë në shenjë e zjarrit, Luanin, sigurohuni q? t? takoheni me miqt? tuaj, t? cil?t jetojn? n? qytetet q? ju do t? vizitoni. Ju gjithashtu mund të dëshironi të takoheni me motrën ose vëllain tuaj gjithashtu. Shtëpia e tretë, mbulon vëllezërit dhe motrat e tua dhe sugjeron q? ndoshta një prej tyre mund të ketë lajme emocionuese për të ndarë me ju.
Apartamenti / shtëpia juaj ose prona të tjera që zot?roni, ka t? ngjarë të jen? n? mendjen tuaj gjat? gjith? muajit n?ntor. Me Plutonin q? rrotullohet afër Marsit në fillim të nëntorit, ju do t? mendoni se ndoshta ka ardhur koha t? b?ni disa ndryshime strukturore. Për shembull, ju mund të punësoni një arkitekt për të nd?rhyr? n? strukturen e brendshme t? banes?s suaj, p?r t? shuar nj? dritare apo ballkon, apo ndryshime t? tjera m? t? thjeshta. Nd?rsa festat po afrojn?, disa ndryshime në dekorin e sht?pis? suaj mund të realizohen edhe tani dhe të bëjn? q? banesa ??juaj t? duket e re dhe gati p?r t? mirëpritur mysafirët në javët e ardhshme.
Akrepi
Kohët e fundit ju keni patur një eklips diellor në shenj?n e Akrepit (m? 23 tetor ) që ju ndihmoi t? përqëndroheshit në nevojat tuaja dhe ju bëri të mendoni për të gjitha ato q? d?shironi, p?r ta b?r? jet?n tuaj m? t? lumtur. Tani, Hëna e Plotë më 6 nëntor, do të vendos? n? qendër të vëmendjes, partnerin tuaj dhe se ku d?shironi ta çoni k?t? marr?dh?nie. Nëse ju dhe partneri juaj nuk keni patur t? nj?jtin k?ndv?shtrim p?r nj? tem? t? caktuar, ju tani mund t? arrini t? jeni n? nj? mendje, sepse kjo Hën? e Plot? do të jet? jashtëzakonisht e dashur. Tani mund ta hapni tem?n e diskutimit, pasi Marsi dhe Plutoni do të jenë në nj? pozitë ideale për tju ndihmuar të artikuloni mendimet tuaja në një mënyrë të qartë, por të kujdesshme. Me Neptunin në krahun tuaj, i cili do sillet si nj? zane kumbar?, ju të dy mund të ndiheni t? leht?suar, sapo të flisni për këtë temë dhe t? gjeni një zgjidhje të re, do të ndiheni m? t? af?rt me nj?ri tjetrin p?rs?ri.
Ndërkoh? q? H?na e Plot? do t? ket? n? fokus çiftet, ardhja e Neptunit k?t? muaj, do të ndikojë në të gjith? Akrep?t, pavar?sisht statusit t? tyre martesor. Neptuni ka qen? n? prapavij? që nga 9 qershori, por do të hyj? n? qarkullim n? 16 N?ntor. Nëse keni koh? q? jeni vet?m dhe nuk keni patur mund?si t? njihni ndonj? person interesant, kthimi i Neptunit n? qarkullim, ka p?r tju sjell? nj? fat shumë më të mirë tani. Nëse ju nuk keni qenë në gjendje të kuptoni se pse një marrëdhënie aktuale nuk ju përmbush, ju do të keni tani nj? ide në lidhje me atë që ju duhet të bëni, qoft? p?r ta rregulluar at?, qoft? p?r tu larguar prej saj, në qoftë se ju mendoni se jeni në thelb të papajtuesh?m me nj?ri tjetrin. Ju do t? befasoheni me progresin që do t? shihni pasi Neptuni do t? ndryshoj? kursin e l?vizjes. Nëse ju jeni i lumtur n? marr?dhenien tuaj t? dashuris?, ju do të shihni se lidhja juaj do të arrijë nivele të reja afërsie, sepse Neptuni është planeti i bujaris? dhe do tju jap? shum? dashuri – at? lloj dashurie që sjell frymëzim dhe angazhim. Le të shpresojmë se ju keni një marrëdhënie të fortë, t? cil?n ardhja e Neptunit do ta b?j? edhe m? t? mir?.
Ka dhe nj? arsye m? shumë për të qenë optimist në lidhje me jetën tuaj dashurore (sikur keni nevoj? p?r m? shum? prova!!) Af?rdita do të jetë në shenj?n e Akrepit deri më 16 nëntor, një trend ky që filloi q? prej 24 tetor 24. Marsi dhe Plutoni, dy sundimtar?t tuaj, do të jenë në pozicion sublim me Af?rdit?n, e cila do të bëjë q? sharmi juaj t? jet? më i duksh?m dhe magnetizmi juaj legjendar t? jet? m? i gjall? se kurr?. Dy javët e para të nëntorit do të jetë koha e duhur për të biseduar dhe gjithashtu koha për të blerë rroba të reja dhe t? bukura për sezonin e festave. Me Af?rdit?n te Akrepi, ju do të b?ni zgjedhje plot hir dhe sharm.
Nëse ju keni një projekt letrar, p?rvishni m?ng?t tuaja dhe merrni pjes?, pasi t? dy planet?t tuaja udh?heq?se, Plutoni dhe Marsi, do t'ju ndihmojnë ta realizoni me sukses at?. Këto dy planete s?bashku do të inkurajojnë udhëtimin drejt qyteteve t? afërta dhe ky trend do të zgjasë gjithë muajin. Duket se ju keni një arsye të rëndësishme për të qenë jashtë qytetit, ka shumë të ngjarë për punë, kështu që me kaq shumë rrug? q? do t? b?ni, sigurohuni q? makina juaj ?sht? e kontrolluar n? servis, q? t? shmangni situatat e papritura.
Një ditë, gjat? t? cil?s do jet? shum? me vler? t? kontrolloni motin dhe gjendjen e makin?s, do t? jet? data 12 nëntor kur Marsi aktiv do të jetë në pozicion të kund?rt me t? paparashikueshmin Uran. Kjo ditë do ti bëjë njerëzit të paduruar dhe t? frustruar, prandaj n?se nuk keni p?rcaktuar ndonj? takim pune (ose jo vet?m) n? nj? vend t? larg?t,mos e b?ni, por planifikojeni p?r m? von?.
Në lidhje me karrierën tuaj, është koha për të kërkuar rritje rroge. Hëna e Re, n? 22 Nëntor dhe n? javën që e pason, e bën k?të një kohë ideale, për të kërkuar një rritje page. Ju do t? keni vetëm një Hënë t? Re në sektorin tuaj të t? ardhurave t? fituara, gjat? gjith? k?tij vitit, prandaj mundohuni q? t? fitoni maksimalisht prej k?saj h?n? t? re q? keni tani n? shenj?n tuaj. Saturni do të takohet me H?n?n, kështu që ju duhet t? p?rgatiteni q? t? realizoni nj? performance t? shk?lqyer dhe t? jepni arsye bindëse pse e meritoni rritjen e pag?s. Neptuni do të jetë në nj? kënd të vështirë, duke rritur shanset që shefi juaj nuk ?sht? shumë i vetëdijshëm për shumë prej kontributeve të prekshme që ju keni bërë p?r firmën/kompanin?, kështu që do të jetë puna juaj për ti renditur ato në një mënyrë bindëse. Nëse ju jeni i vetë-punësuar, është koha për të rritur leht?sisht çmimet e sh?rbimeve tuaja. Af?rdita n? sinkronizim me H?n?n e Re, do tju jap? shum? shpres? n? lidhje me ecurin? e mir? t? paras?, sepse planeti i Af?rdit?s, nuk sundon vet?m dashurin?, por edhe parat?.
Shigjetari
Ju keni bërë një punë të admirueshme p?r një projekt të madh dhe me shfaqjen e Hënës s? Plotë n? 6 Nëntor, të gjithë do ta shohin k?t? pun?. Jo të gjitha Hënat e Plota janë të mira, por kjo do të jetë dhe do t'ju japë një ndjenjë kënaqësisë teksa shihni se çfar? do t? sjell? ajo. Marsi dhe Plutoni do të jen? përkrahës, duke sugjeruar se ju ka mund?si t? shihni nj? rritje page nga puna, sapo t? shfaqet H?na e Plotë.
Meq?n?se po flasim per parat?, duket se ju keni shpenzuar shum? në lidhje me paratë ket? muaj, ndoshta për shkak se jeni shumë bujar me dhuratat tuaja, p?rgjat? festave dhe pushimeve. Mbani në mend se miqtë do t'ju duan po aq sa ju duan gjithmon?, edhe sikur sikur t? shpenzoni m? pak p?r dhuratat q? keni planifikuar p?r ta. Marsi është nxit?si kryesor q? ju b?n t? shpenzoni pa hesap, prandaj kyçeni diku kart?n tuaj t? kreditit deri më 12 nëntor, kur Marsi dhe Urani do të jen? në kundërshtim me nj?ri tjetrin. Nëse nuk e bëni k?t?, më vonë mund të ndieni keqardhje per k?to blerje dhe t? pyesni veten se çfar? ishit duke menduar kur i b?t? ato.
Af?rdita do të hyjë n? shenj?n e Shigjetarit për herë të parë gjat? këtij viti më 16 Nëntor, për të qëndruar aty deri në 10 Dhjetor, duke ju lejuar q? ti v?rvitni interesat romantike n? maj? t? gishtit po t? doni - - ndjenja juaj e humorit do t? jet? aq joshëse, sa q? ju nuk do tju duhet të përpiqen shumë për të b?r? admirues kudo q? t? shkoni. Ju do të shihni fuqinë e Af?rdit?s, kur Urani do ti d?rgoj? një rreze të artë Af?rdit?s më 26 nëntor, një ditë kjo që do t'ju transformojë në një perëndeshë të artë, e cila do b?j? t? gjitha kokat te kthehen kur kalon.
Ju do t? keni një Hënë t? Re te shenja e Shigjetarit më 22 nëntor, e cila do tju jap? mundesin? q? t? nd?rmerrni nj? iniciativ? për një projekt apo p?r një marrëdhënie që është shumë e dashur për ju. Kjo H?n? do tju ndihmojë ti afroheni më afër ?ndr?s suaj t? fsheht?, t? cil?n askush, madje as astrologu m? i mir?, nuk mund ta dij? se çfar? mund t? jet?. Megjithatë, do të jetë e rëndësishme q? t? hidhni nj? hap p?rpara për këtë qëllim të rëndësishëm, pasi përfitimet e kësaj Hëne t? Re do të jen? t? forta dit?n q? do t? shfaqet dhe n? dit?t n? vijim. Çdo dit? q? kalon, h?na humb pak nga fuqia e saj, derisa t? kalojn? dhjet? dit? dhe fuqia t? shterroj? komplet. Është e rëndësishme q? t? mbillni farën, edhe në qoftë se mendoni se nuk jeni plotësisht i gatshëm, sepse sipas astrologjis?, ky moment ?sht? shum? i r?nd?sishem dhe llogaritet si fillimi i proçesit. Sapo t? dini se çfar? doni me t? v?rtet?, shkoni pas saj ! Është koha e duhur!
Bricjapi
Muaji i kaluar ishte i ngadaltë, për shkak të M?rkurit n? prapavij?, por tani q? ky plane është kthyer në rrugën e duhur, ju ndiheni gati për të goditur n? shenj?. Energjia e mrekullueshme që ju ndjeni ka të ngjarë t? jet? për shkak të paraqitjes s? rrall? t? Marsit në shenjën tuaj, që filloi n? 25 Tetor dhe do t? zgjas? deri në 4 Dhjetor. T? k?ni planetin e Marsit në shenjën tuaj është një privilegj i madh, sepse Marsi është luftëtar, i patrembur nga sfidat, i njohur për qëndrueshmëri, guxim dhe energji. Astrologët e lashtë kan? shkruajtur se projektet q? fillojn? me pranin? e Marsit në shenjën e dikujt, kan? gjasa q? t? ken? sukses shum? m? t? madh. Ju qartazi jeni në një fazë të artë dhe me Plutonin n? shenj?n e Bricjapi, ju do të fitoni nj? forc? shum? t? madhe k?t? muaj.
Shtëpia juaj dhe sektori i familjes udh?hiqen nga planeti i Marsit, kështu që ju mund të keni një plan që përfshin përmirësimin e hapësirës tuaj ku jetoni. Nëse është kështu, filloni duke hetuar mundësitë tuaja q? n? fillim t? nëntorit për t'i dhënë vetes kohën e mjaftueshme për ta zgjidhur k?t? ç?shtje me anë të vlerësimeve t? mençura. Disa Bricjap? janë transferuar nga banesat e tyre m? shumë se një herë kohët e fundit, një d?shmi kjo p?r pranin? e Uranit, planetit t? kushteve të paparashikueshme. Urani do të mbetet në sektorin tuaj t? shtëpis? deri në vitin 2019 – t? shpresojmë q? Urani nuk do të kërkojë l?vizje t? tjera madhore prej jush. Nuk do jet? e nevojshme t? l?vizni p?r t? p?rfituar nga planeti i Marsit k?t? muaj- planet tuaja q? lidhen me sht?pin?, do t? funksionojn? m? shpejt sesa mendonit q? ishte e mundur.
Një ditë për të mos b?r? plane, do t? jet? 12 nëntori, kur Marsi në shenj?n e Bricjapit do të kundërshtoj? me forc? Uranin e mpreht? dhe t? papritur. Asgjë nuk do të shkoj? ashtu siç pretendoni, kështu që ju mund të presin për ditë më të mira.
Në fush?n e dashuris?,do t? merrni një lajm t? mirë! Hëna e Plotë në 6 Nëntor, duket sikur ?sht? krijuar nga ?ngjejt ekskluzivisht për ju. Kjo H?n? e ndjeshme do t? b?j? t? mundur plot?simin e nj? marrëdhënie dashurie. Ju mund të flisni për të ardhmen dhe të b?ni plane p?r t? nd?rmarr? hapa t? vogla ose t? m?dha, me q?llimin p?r tju sjell? m? af?r me nj?ri tjetrin. Nëse ju nuk keni një të lidhje dashurore tani, sigurohuni q? t? dilni me njer?z prej t? enjtes deri dit?n e diel, nga 6- 9 Nëntor. Nëse do të takoni nj? person t? ri, kjo do të ndodhë gjat? k?saj h?ne t? re. Nëse e takoni k?t? person dhe vazhdoni m? tej njohjen, vendosini but?sisht frenat n? k?t? lidhje, q? mos t? kejoni q? gj?rat t? avancojn? shum? shpejt.
Marsi në shenj?n e Bricjapit do ta shtoj? sharmin tuaj, duke ju bërë më tërheqës dhe m? popullor. Af?rdita do të bashkëpunojë, gjithashtu, duke l?vizur drejt shenj?s s? Akrepit nga data 16 Nëntori. Akrepi është shenjë uji që p?rzihet n? m?nyr? të përkryer me elementin e tok?s s? shenj?s t? Bricjapit. Me Neptunin n? shtëpin? tuaj t? tretë t? udhëtimit, ju mund të merrni pjesë në një fest? jasht? qytetit tuaj, ose diku n? periferi. Me Neptunin, Marsin dhe Plutonin, q? punojn? p?r t? mir?n tuaj, duket se ju keni t? gjitha shanset q? gjerat t? shkojn? shk?lqyesh?m n? k?t? Hënë t? jashtëzakonshme t? Plotë.
Deri në fund të muajit, me aq shumë jet? sociale q? keni kaluar m? par?, ju do t? k?rkoni q? t? keni privat?si, nje ndjenj? kjo q? vjen me shfaqjen e H?n?s s? Re n? 22 n?ntor. Pushimet e festave do të vijne s? shpejti, kështu që kushtojini vetes momente t? p?r t? marr? frym? t? qet?. Kjo do të jetë një kohë e mirë për të b?r? kontrolle te mjeku juaj, ose për t'i dhënë fund një zakoni që ju e dini se duhet ta mbani t? fsheht? p?r Vitin e Ri. Ju nuk duhet ta kaloni k?t? problem varësie vetëm, pasi bota është e mbushur me njerëz të kualifikuar për t'ju ndihmuar. Thjesht zgjidhni një!
Ujori
Planeti i Marsit është tani duke l?vizur n? pjesën më private të kartelën tuaj yjore, prandaj gjat? Nëntorit mblidhini mendimet tuaja dhe hartoni planin tuaj për Vitin e Ri. Ju do të hyni në periudh?n m? t? ngarkuar të vitit 2014, kur Marsi, planeti i veprimit, do të hyjë në shenj?n e Ujorit më 4 dhjetor për herë të parë gjat? k?tyre dy viteve. Në k?të kohë, ju do të lëvizni me shpejtësinë e dritës. Duke patur Marsin në shenjën tuaj nuk do t? jet? avantazh i vogël, pasi sipërmarrjet dhe marrëdhëniet q? fillojn? gjatë kësaj faze, kanë tendencën që të bëhen t? suksesshme. Jo të gjitha sipërmarrjeve tuaja do ken? k?t? fat, por të paktën njëri prej tyre do tju habis?, sepse ju do t? jeni kaq shum? t? vendosur p?r ta b?r? at? t? lul?zoje, saq? nuk do t? pranoni “Jo”p?r p?rgjigje nga askush.
Shtëpia, banesa juaj, ose prona të tjera që i zot?roni ose i keni me qera, do t? jen? objekt i vëmendjes tuaj gjat? Hënës s? Plotë t? 6 Nëntorit. Kjo Hënë e Plotë është e mbushur me ëmbëlsi: me mbështetjen e Marsit, Plutonit dhe Neptunit, çdo plan q? ju keni patur për të përmirësuar situatën tuaj të strehimit ose pamjen e jashtme/dekorin, do të arrij? në një përfundim të k?naqsh?m tani. Përfshirja e Neptunit sugjeron se ju mund të gjeni fonde për të bërë disa përditësime të vogla artistike që do të japin rezultate të mëdha. Karriera juaj intensive ju ka mbajtur larg sht?pis? apo nevojave familjare. Megjithatë, këtë herë, afër dat?s 6 nëntor, ju do ta ktheni v?mendjen drejt sht?pis? dhe do t? keni rezultate të shkëlqyera.
Pavarësisht tonit të ngrohtë dhe inkurajues t? nëntorit, ju do të kaloni një ditë potencialisht shqetësuese, m? 12 nëntor, kur Marsi do të jetë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me sundimtarin tuaj, Uranin. Kini kujdes se çfarë thoni gjat? k?saj dite, pasi v?shtir?sia duket se do t? jet? ne sektorin tuaj të komunikimit. Siç thuhet zakonisht, pasi fjala del nga goja, e merr era dhe nuk e kthen dot m? mbrapsht.
Miq të rinj dhe bashkëpunëtor? t? mundshem kane p?r t? ardhur n? jet?n tuaj, si rezultat i Hënës së Re,m? 22 nëntor. Kjo do të p?rkoj? me dit?t tuaj t? pushimeve, k?shtu q? brenda një jave, ju mund të lidheni me shumë miq të pranishëm dhe të ftuar n? festat ku zakonisht takohen njerëzit e rinj . Ujor?t dihet se kan? më shumë shok? se çdo shenjë tjetër, por gjithashtu dihet se ata kane shum? pak miq në rrethin e tyre t? ngusht?. Kjo është mënyra sesi ju i menaxhoni miq?sit?, duke patur një numër të madh miqsh dhe duke mos u b?r? transparent para tyre.
Ju gjithashtu njiheni si individ q? t?rhiqeni nga bamirësit?,c?shtjet humanitare, apo projektet e komunitetit, sepse ju jeni gjithmonë në k?rkim për t? gjetur m?nyra për të ndihmuar personat e neglizhuar, t? margjinalizuar, ose ata persona të cilët jan? trajtuar në mënyrë të padrejtë nga shoqëria. Ju mund të gjeni një mënyrë për të ndihmuar kauzen tuaj t? preferuar, pssi t? shfaqet Hëna e Re dhe të tjerët do të jenë mirënjohës për udhëheqjen tuaj gjith? pasion.
Muaji i ardhshëm mund të jetë një muaj edhe më i mir? p?r sektorin e dashuris?, sepse Marsi do t? jet? në shenj?n e Ujorit, q? prej dat?s 4 dhjetor, q? do t? b?j? q? ju t? shk?lqeni dhe t? jeni shum? e k?rkuar nga gjinia tjet?r. Megjithat?, H?na e Re m? 22 N?ntor, do t? punoj? shum? p?r ju, q? tju sjell? n? kontakt me persona t? tjer? t? rinj dhe n? qoft?se ju frekuentoni rregulisht keto ambiente, ju do keni mund?si t? takoni njerez shum? interesant?, t? cil?t do tju integrojn?, duke rritur mund?sit? p?r nj? romace apo dashur t? re. Af?rdita, do të hyjë te Shigjetari, një shenjë zjarri, më 17 nëntor dhe do t? q?ndroj? n? k?t? sh?nj? deri në 11 dhjetor, një tjetër lehtësi kjo për jetën tuaj të dashurisë. Një ditë ka p?r t? qen? rrezatuese p?r ju: data 26 Nëntor, kur Urani, sundimtari juaj, do të dërgojë një rreze t? shk?lqyer drite drejt Af?rdit?s, duke e b?r? zemr?n tuaj t? rrah? dyfish m? shpejt, sapo syt? tuaj t? takohen me nj? person t? veçant?. Kushtojini v?mendje k?saj dat?!!
Peshqit
Ju jeni gati për t'u shpërblyer për gjith? performancën e shk?lqyer q? keni patur gjat? gjithë vitit dhe kur këto merita të fillojnë, ato do të arrijn? majat. Jini t? v?mendshm? gjat? shfaqjes s? Hënës së Re, n? 22 nëntor, e cila do të ndez? shtëpinë tuaj t? dhjetë t? nderimeve, çmimeve dhe famës . Hëna e re do të takohet me Saturnin dhe që ju do të jeni i vetëdijshëm për fjal?n e urt? “ Kalliri plot e mban kok?n posht?. Ju do të ndieni peshën e përgjegjësisë që ju jeni gati për të marrë p?rsip?r dhe ju do t? kuptoni sesa shum? gj?ra keni p?r t? m?suar akoma. Megjithatë, pozicioni q? do të diskutoni pas shfaqjes s? k?saj h?n? te r?, do tju lejoj? t? arrini më shumë status dhe pushtet, si dhe shumë drejtues n? vendin tuaj t? pun?s (firm?/kompani/administrate) do të pranojnë se ju jeni nj? yll n? ngjitje.
Ju do të keni të paktën një drejtues ekzekutiv me përvojë për t'ju ndihmuar q? të zotëroni elementet e reja të pozicionit tuaj dhe t'ju mësojë në lidhje me standardet e reja që ju duhet t? përmbushni. Ky person do të jetë më i vjetër, më me përvojë dhe shumë i rrept?, por edhe pse ky person me v?shtir?si k?naqet, ai do tju sjell? shum? t? mira p?r ju, n? k?t? periudh?.
Sigurohuni që ta kuptoni mir? se çfar? k?rkohet prej jush, q? t? b?ni n? jav?t n? vijim, pasi Neptuni do jete pozicionuar n? nj? k?nd t? v?shtir? me H?n?n e Re dhe ju mund te merrni rrug?n e gabuar. Për të kursyer kohë dhe energji, artikulojeni detyrën para personit q? mbikqyr punën tuaj, në mënyrë që ju mund të korrigjoni kursin tuaj, nëse është e nevojshme. Muajin e ardhshëm, më 23 dhjetor, kur Saturni do t? hyj? në këtë zonë të kartelës suaj për një qëndrim të gjatë, ju do të filloni rolin tuaj të ri dhe kjo do të shënojë një nga periudhat më të rëndësishme në jetën tuaj profesionale.
Neptuni tani është në shenj?n e Peshqve, q? ?sht? diçka e rëndësishme, sepse Neptun ka nj? "dinjitet të veçantë", kur ndodhet ne shenjë që udh?heq. Që prej 9 Qershorit , Neptuni ka qenë n? prapavij?, por do të kthehet n? qarkullim t? drejtpërdrejtë n? 16 Nëntor. Ky është një lajm i rëndësishëm, pasi duket se karriera juaj, marrëdhëniet dhe qëllimet do të shkojnë përpara me shpejtësi tani, pa vonesa frustruese dhe pengesat që kanë patur m? par?. Duket se jeni i përfshirë në një projekt artistik në karrierën tuaj, duke përfshirë edhe filma, dokumentare, ose media t? shkruara, ku fytyra juaj do t? shfaqet dhe do te b?het e njohur. Kthimi n? qarkullim i Neptunit vet?m sa do ti p?rforcoj? m? shum? k?to mund?si. Jini t? v?mendshem gjat? dates 16 Nentor (plus dy dite para dhe pas), sepse ju do të merrni të dhëna delikate n? lidhje me drejtimin q? do t?marrin ngjarjet n? javet e ardhshme.
Më parë, ditën e hënës së plotë,m? 6 nëntor, ju mund të përfundoni shkrimin e një projekt të r?nd?sish?m dhe të ndiheni krenarë që keni qenë në gjendje për ta realizuar ate. Ju mund të punoni me orë të zgjatura, por përpjekjet tuaja do të vler?sohen. Ose nj? mund?si tjet?r ?sht? q? ju t? vendosni t? beni nj? udh?tim n? nj? qytet diku pran?, p?r t? p?rmbushur nj? q?llim tuajin. Kjo do t? thot? se ndodhta do jet? nj? udh?tim pune, dhe n?se ?sht? k?shtu, jini i qet? se do t? keni mb?shtetjen e Marsit, Plutonit dhe sundimtarit tuaj, Neptunit. Prandaj ju duhet t? jeni t? p?rgatitur q? t? keni marr?veshjen e duhur p?r t? arritur qellimet shum? shpejt.
Ndërkohë, ju do të nisni periudh?n e pushimeve me shum? stil këtë muaj, sepse Marsi do të jet? nxit?si i shumë ngjarjeve dhe do tju jap? arsye për tu lidhur me miqtë tuaj. Jini i hapur edhe ndaj njerezve t? rinj gjithashtu. Ju mund të mësoni shumë nga të tjerët në fush?n tuaj, nëse ju dini pyetjet që ju duhet të drejtoni - ato pyetje do të vijnë tek ju q? tani, kështu që filloni t? socializoheni.