Pas një nate të zjarrtë seksi kujtoheni rastësisht që s'keni përdorur mjete mbrojtëse. Asnjëri s'është gati për një bebush. "Shpëtimi"? Pilula "72 orëshe"! Përdorimi i saj në masë nga vajzat e bën edhe më të nevojshëm theksimin e informacioneve. Çfarë efektesh ka ky ilaç dhe a është alternativa më e mirë?
1. Ndryshime në ciklin menstrual
Pasi merrni pilulën mund të shihni ndryshime tek periodat tuaja. Ato mund të vijnë me shumë dhimbje, ose mund të rikthehen edhe nësa cikli ju përfundoi pak ditë më parë. Gjithsesi ajo çfarë duhet të dini është se periodat e muajit të ardhshëm duhet të vijnë në kohën e caktuar, plus/minus dita ditë.
2. Përzierje
Një tjetër efekt anësor i cili zakonisht ndodh mëngjesin pasi keni marrë ilaçin, janë sikletet në stomak. Mund të keni të përziera ose të vjella. Në çdo rast duhet t’i drejtoheni një mjeku, sepse tregon që medikamenti që keni marrë nuk është absorbuar nga organizmi juaj.
3. Marrje mendsh
Nuk duhet të shqetësoheni nëse keni marrje mendsh pasi keni marrë kontraceptivin e emergjencës.
4. Dhimbje koke ose lodhje
Njësoj siç ndodh para, gjatë ose pas ciklit, dhimbja e kokës është një tjetër efekt anësor që ndodh pasi merrni ilaçin. Mund të ndiheni kështu për pak ditë dhe më pas gjithçka do të kalojë.
5. Gjoks i ndjeshëm
Ndjeshmëria e gjoksit lidhet gjithashtu me pilulën e emergjencës. Nuk duhet të shqetësoheni nëse mëngjesin tjetër keni dhimbje apo e ndjeni si të lënduar zonën përreth tij.
Burimi: Women’s Health