I ftuar në një studio televizive, Sabri Fejzullahu ceku faktin se edhe te Flor Mumajesi vihet re, sipas tij, një rritje e menjëhershme klikimesh, sapo artisti publikon një projekt muzikor të ri.
“Pasha Zotin e madh s’mundet. Edhe Flori Mumajesi bën 3 milionë për një ditë. Ku u bo be vlla?” shprehet ndër të tjera Fejzullahu duke shtuar se si Mumajesi ka edhe shumë të tjerë.
Sigurisht, “i akuzuar” nuk mund të qëndronte pa u kundërpërgjigjur. Përmes një postimi të pak orëve më parë në Instagram, Flori shkruan:
“Ncncncnc. Pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po t’i kem ble s’ti kam marr ty paret! Pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kan hongër i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kërkujt s’i futem n'xhep e n'jetën e vet. Kur i bojn vet shumë klikime nuk nihen vec fërkojn gjoksin kishe jon artista t'mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjerët merren me llafe.”