Që çizmet nuk janë bërë për t’u veshur vetëm gjatë dimrit, ky nuk është lajm i ri. Kurse modelet me të cilat fustani i preferuar i pranverës do të duket dyfish më i bukur, po! Modelet e çizmeve më poshtë janë krijuar posaçerisht për këtë stinë! Këmba do të ndihet rehat, kurse ju, vajza më stil në qytet!
Për një look më sportiv.
Detaji i vijave pas e bën të duket sa modern aq edhe sportive veshjen.
Nëse ju pëlqejnë çizmet e nderlikuara, urdhëroni!
Para duken normale, por çfarë i bën të veçanta dhe ideale për një fustan të lirshëm me motive florale, është detaji pas.
Ngjyra Ngjyra Ngjyra!
Nëse s’i vishni në verë, kur?
Çizmet e lëkurës!
Çizme lëkure ngjyrë të bardhë – tërheqin vëmendje në çdo orë të ditës!
Printi i gjarpërit është ende këtu!
Dhe duket një mrekulli në këto çizme. Ju duhen vetëm 1 palë xhinse dhe një T-shirt i bardhë!