KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Astro Fun

4 shenja që do të ndikohen më shumë nga sezoni i Dashit

Shkruar nga Anabel

20 Mars 2019

21 marsi, bashkë me ekuinoksin pranveror sjell zyrtarisht edhe sezonin e Dashit. Kjo periudhë e re astrologjike do të ndikojë tek të gjithë ne, por fokusi kryesor do të jetë tek 4 nga shenjat e horoskopit. Energjitë e Dashit mund të deportojnë thellë, kështu që përgatiteni veten.

Shigjetari

Ndërkohë që shenjat e tjera do fillojnë të ndjejnë një rritje të aktivitetit emocional, Shigjetarët do të ndihen të sigurtë, të ekuilibruar dhe më entuziastë se zakonisht për të ndjekur dëshirat e tyre.

Sezoni i Dashit do të sjellë ç’ekuilibrim emocional të shenjave të tjera dhe komplikime, por kjo s’ndodh për Shigjetarin. Kjo do të jetë periudhë shumë optimiste për ju. Nëse e ndjeni që keni kapacitetin për të bërë diçka të madhe këtë muaj, bëjeni!

Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi!

Gjithë shenjat më sipër mund të përjetojnë tension gjatë kësaj kohe, por kjo s’do të thotë që duhet të hiqni dorë nga loja.

Peshorët do të përfitojnë shumë nëse pranojnë mbështetjen e të tjerëve dhe zgjerojnë njohurinë prej tyre.

Gaforrja dhe Bricjapi nga ana tjetër do të përballen me një sfidë sa të rrezikshme aq edhe të bukur. Këto shenja do të bëjnë progres të madh këtë muaj nëse dinë të shfrytëzojnë gjithë energjitë e tyre drejt një gjëje, siç mund të jetë rregullimi i një marrëdhënieje të prishur, arritja e një objektivi personal, etj.

MOS I HUMBISNI