Një vit më parë, Zaimina Vasjari solli në jetë vogëlushën Khloe. E ftuar pasditen e sotme te Rudina, këngëtarja tregoi diçka më shumë rreth shtatzënisë dhe lindjes. Së pari rrëfeu se siç përgjithësisht ndodh, i shoqi, Klodi kishte dëshiruar që fëmija të ishte djalë.
“Klodi u mërzit pak në fillim sepse e kishte përgatitur veten që do vinte në jetë një djalë, madje dhe miqve të tij ua kishte thënë këtë gjë që në kohën kur gjinia nuk ishte zbuluar akoma.”
Sidoqoftë më pas, me zbulimin e gjinisë nuk pati as edhe një problem nga ana e tij. Vasjari shtoi se pavarësisht që kishte insistuar të bëhej nënë, kurrë s’ia kishte marrë mendja se ç’lumturi mund të të sillte një fëmijë, të cilin Zaimina, siç tregoi, e solli në jetë në mënyrë natyrale.

Përpos marrëdhënies me bashkëshortin, Vasjari foli edhe rreth dy vajzave të Klodit.
“Nuk e kam prekur [si çështje] vetëm për punën e portaleve, sepse sot mjafton një titull për klikime, por nuk e kupton që me atë titull mund të lëndosh dikë. Prandaj kjo gjë ka qenë e ruajtur me fanatizëm nga pjesa ime, nga unë. Ne kemi një raport shumë të mirë, jam e lumtur që Khloe ka dy motra, të cilat e duan jashtëzakonisht shumë. Është me fat që ka dy motra të cilat kanë lindur dhe jetojnë në një vend larg Shqipërisë , ku falë edukatës së nënës se tyre dhe Klodit, por dhe shoqërisë që është shumë e rëndësishme, ato janë jashtëzakonisht të edukuara, të kulturuara dhe unë kam një raport shumë të mirë.” tregoi Zaimina.
Përsa i përket dasmës, së shpejti do të ketë një ceremoni intime, por kurrsesi një dasmë gjigante VIP- ash! Këngëtarja tregoi se është penduar që s’është bërë nënë më parë.
“Jam treguar egoiste” tha Zaimina duke rrëfyer se e shtynte vazhdimisht mëmësinë nga frika se s’do kishte kohë të merrej me gjërat e veta.