KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Bota

Shpërthim meteori, 10 herë më i fuqishëm se bomba atomike në Hiroshima!

Shkruar nga Anabel

18 Mars 2019

Shpërthimi i një meteori mbi Detin Bering, në fund të vitit të shkuar mësohet të ketë lëshuar 10 herë më shumë energji se ajo e bombës atomike që shkatërroi Hiroshima- n. Lëmshi i zjarrtë u përplas nëpër qiell, diku pranë gadishulli të Kamchatka- s, Rusi më 18 dhjetor 2018 dhe shkencëtarët mësuan se energjia e lëshuar qe rreth 173 kilotonë TNT.

Shpërthimi në fjalë ishte shpërthimi më i madh ajror, që pas një tjetër meteori i cili depërtoi në atmosferë mbi Chelyabinsk (në jug- perëndim të Rusisë) gjashtë vite më parë, si dhe i dyti më i madh në këto 30 vitet e fundit.

Meteori Chelyabinsk

Ndryshe nga çfarë ndodhi me meteorin e Chelyabinsk- it, i cili u fotografua nga celularë të shumtë, shpërthimi i dhjetorit kaloi pa u vënë re për shkak se shpërtheu në një zonë të largët nga vendbanimet.

NASA ia doli të merrte informacione për shpërthimin e meteorit fill pasi forcat ajrore amerikane vunë re shkëndija vezulluese. Sipas NASA- s pritej që shpërthime të këtyre përmasave të ndodhnim vetëm dy ose tre herë në shekull.

MOS I HUMBISNI