KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Agnesa Vuthaj, për humbjen e babait të ndjerë: ‘Mësuam të jetojmë e vlerësojmë momentin’

Shkruar nga Anabel

18 Mars 2019

Tetë vite më parë do të ndahej nga jeta babai i Agnesa Vuthajt. Përmes një foto të së shkuarës e disa fjalëve nga zemra, modelja kujtoi sërish të atin e ndjerë. Le të shërbejë ky postim si një kujtesë e rëndësishmë për t’u falur më shumë dashuri njerëzve që keni pranë e mbi të gjitha, për të ditur rëndësinë e çdo momenti, ore, dite.

“Babë, të kujtojmë me mall e dashuri çdo ditë, çdo javë, muaj e vite që janë aq të gjata nga malli që ndjejmë për ty, por aq pranë nga dhimbja që ndjejmë thellë në zemër, edhe kur buzëqeshim në fytyrë! 8 vjet pa ty më mësuan të përballoj çdo sfidë në jetë me kokën lart, siç përballuam ikjen tënde nga kjo botë; duke mbajtur vath në vesh shprehjen që thoje gjithmonë: “Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”! U mësuam të jetojmë pa praninë tënde, por mësuam të vlerësojmë më shumë praninë e familjarëve dhe dashamirësve që kemi në jetë. Mësuam të jetojmë e vlerësojmë momentin, sepse asgjë s’është e përhershme… Por në kujtimet tona ti do jesh përherë aty, i buzëqeshur e i dashur, udhërrëfyes ideal, shembull i mirësisë, respektit dhe dashurisë për familjen e miqtë, për 47 gjeneratat që u edukuan nga ti, për të gjithë ata që të njohën dhe flasin me krenari për gjurmët që ke lënë në jetën e tyre, të kujtojnë si udhërrëfyes të idealit shpirtëror, familjar e kombëtar! Do vazhdojmë të jetojmë për të të bërë krenar, deri në takimin tonë të ardhshëm! Të ndjej aq pranë Babë, sikur kur të kam bërë këtë foto në udhëtimin tonë të fundit bashkë! 18.03. 2011.”

Ju kujtojmë se disa ditë më parë, një tjetër postim emocionues erdhi nga ana e Ajola Xoxës, për kujtimin e paharruar të babait.

“U bënë më shumë se dy javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj. Të gjithë ju që i keni
prindërit pranë, thuajini sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur ta përqafoja tim atë tani.
Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në
praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë nuk do t’ju gëzonte më tepër se sa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë
në këtë jetë është familja."

MOS I HUMBISNI