KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Keisi, gruaja që zgjodhi të falte

Shkruar nga Denisa Skodi

18 Mars 2019

Nisur nga një postim i disa orëve më parë (që tashmë rezulton i fshirë) nga partnerja e Stresit, Keisi, menduam të ndaleshim për pak çaste e t’ju ftonim në bisedë rreth një çështje zemre.

“Sikur 10 ditë, muaj apo vite të ishim larg, 100 do të kisha pritur!” shkruante ajo.

Siç e dini, Stresi ndodhet ende në burg, që pas arrestimit të 17 tetorit 2018. Ndonëse partneri iu gjet në një dhomë hoteli me kokainë, armë dhe një tjetër vajzë (e marrim për të mirëqenë, edhe pse prindërit shprehen se ishte kurth), Keisi vendosi jo vetëm të qëndronte me të, por ta mbështeste publikisht duke i treguar cilitdo se pavarësisht gjithçkaje, për të dashuria është në plan të parë.

Zgjedhja që e reja bëri ishte katërfish e vështirë: duhej të pranonte faktin që tashmë ngjarja ish’ marrë vesh nga kushdo, që Stresi po akuzohej për orientim të shitësve të drogës, gjendej në dhomë me një tjetër grua dhe në rast se e falte nuk i dihej se për sa kohë do ta kishte larg vetes. Sidoqoftë, Keisi zgjodhi të mos stepej, as të viktimizohej (mund të kishte qenë momenti i saj i artë për pak show dhe famë) por mundësisht të merrte përsipër rrezikun që shumë shpejt të konsideroj nga masa e gjerë “e dobët” ose akoma më keq, “idiote”. Kjo për vetë faktin se rregullat e kësaj shoqërie na kanë ushqyer me idenë e dënimit të tradhtisë dhe shtyrjes drejt mosfaljes.

Në rast se sot duhet ndarë nëse Keisi (në vend të saj mund të jenë/kanë qenë shumë prej nesh) ka bërë mirë ose keq, duhet thënë se në fund të ditës e gjitha është çështje morali personal dhe zgjedhjeje. Për aq kohë sa diçka që ndërmorët ju bën të ndiheni mirë, vështirë të ketë qenë fort e gabuar.

 
 
 
 
 

MOS I HUMBISNI