KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

'Kam lindur i plakur': Adam Levine, mishërim i filmit të famshëm?

Shkruar nga Anabel

18 Mars 2019

I cilësuar në 2013- n nga "People" si burri më seksi në planet, 40- vjetori e  gjeti Adam Levine- n më të pashëm se asnjëherë tjetër.

“Ndjej se po Benjamin Button- izohem. Ndihem më i ri dhe më pak i rritur, më i pashëm e plot gjallëri. Ndoshta kam lindur plak.” tregoi artisti muajin e shkuar, po për “People’, duke iu referuar filmit të famshëm "The Curious Case of Benjamin Button" (2008), më aktor kryesor Brad Pitt- in, i cili rrëfen historinë e një njeriu, vitet e së cilit ecin mbrapsht.

Shkëputur nga filmi në fjalë

Ju kujtojmë se afërsisht 5 vite më parë, Levine u martua me modelen Behati Prinsloo, e cila ndan të njëjtin mendim me Adam- in dhe të gjitha ne; sa vitet kalojnë, këngëtari bëhet edhe më i mirë.

“Përfundimisht mendoj se sa më shumë që ikin vitet ai aq më shumë kujdeset për veten. Stërvitet dhe bën yoga. Është kaq i dedikuar. Mundohet as të mos pijë shumë. Duket sikur koha s’kalon për të, në fakt sikur ecën në drejtim të kundërt. Po bëhet akoma më seksi me kohën!”

Adam dhe Behati janë prindër të dy vazjave, Dusty- t, 2 dhe Gio- s 13 muajshe. Modelja ka rrëfyer për “People” se i shoqi është një baba i jashtëzakoshëm, shumë ndihmues dhe i përkujdesshëm. Ishte vetë ai që e ndihmoi bashkëshorten të rikthehej në formë pas lindjes.

“Adam është i çmendur pas stërvitjes. Vdes të kujdeset për veten, gjë që më motivon edhe mua. “ shtoi 31- vjeçarja.

Më poshtë gjeni disa foto të Adam- it ndër vite:

2000
2005
2010
2015

MOS I HUMBISNI