Gati një vit pas ardhjes në jetë të djalit të saj nga lidhja e dashurisë me reperin Fedez, fashionista Chiara Ferragni e pa të nevojshme të ndante me 16.2 milionë ndjekësit ç’përjetoi muaj më parë. Ndër të tjera, ajo thekson sesa e rëndësishme është të duash veten, trupin tënd, si mënyrën e vetme për të nisur “revolucionin e vetëbesimit”.
“Kjo jam unë, pikërisht një vit më parë. Isha 36 javëshe shtatzënë, po qëndroja në Los Angeles me Mati-n dhe Fedez-in, gati për të takuar të voglin tonë.
Në atë kohë, më kujtohet që vendosa të mos e postoj këtë foto dhe arsyeja nuk ishte se kisha një njollë te xhinset e bardha. U ndjeva e pasigurt për të publikuar një foto të trupit në atë fazë të shtatzënisë. Nuk kam gjithnjë besim tek trupi im dhe ndonëse mund të kem një marrëdhënie të shkëlqyer me të shumicën e kohës, shtatzënia është po aq magjike sa edhe e vështirë.
Tani, një vit më vonë, teksa mbaj në krahë personin tim më të dashur në botë, mund të them këtë: I dashur trup, un jam krenar për ty. Për të gjitha herët kur bëre që të më rrahë zemra fort, për të gjitha herët që më deshe, ndonëse unë nuk të doja mjaftueshëm. Për të gjitha herët kur je përmirësuar dhe më bëre të jetoj jetën, ditë pas ditë. Por, mbi të gjitha, për faktin që krijove një tjetër jetë. Dashuria për trupin është një proces i gjatë, por unë me të vërtetë dua të inkurajoj secilin prej jush t’i thotë gjëra të bukura vetes, sa herë shiheni në pasqyrë. Kështu fillon revolucioni i vetëbesimit.
Duajeni veten, që t’ju duan të tjerët.”