Përgjithësisht fytyrë me formë katrore quhen të gjitha ato që kanë këto karakteristika: balli është pothuajse aq i gjerë sa nofulla; mollëzat kanë linja minimale; nofulla është në formë katrore dhe në linjë të drejtë me ballin; fytyra është sa e gjerë, aq edhe e gjatë.
Nëse keni fytyrë të gjerë dhe me tipare të mprehta, sidomos pjesa e nofullës, preferohen përgjithësisht prerjet me pak shkallëzim.
Nëse preferoni të prisni baluke, mbajini të çrregullta ose të kthyera në njërën anë. Baluke të prera drejt nuk këshillohen pasi e bëjnë fytyrën të duket si kuti.
Të prera në gjatësi mesatare dhe të hedhura në njërën anë janë gjithashtu zgjedhje e duhur.
Mund t'i stiloni edhe duke krijuar kaçurrela.
Mos kini frikë t'i mblidhni topuz.