KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Moda

Sipas Anna Wintour- it: 5 gjëra themelore që duhet të ketë një GRUA në garderobë!

Shkruar nga Anabel

16 Mars 2019

Ju e dini si funksionon; aty ku Anna Wintour shkon, bota e modës e ndjek nga pas. Në video seritë “Go Ask Anna” (“Pyet Anna- n) të “Vogue”, dikujt i ra në mendje ta pyeste 70–vjeçaren për 5 gjëra minimale që duhet të ketë një grua në garderobë. Sigurisht, Anna diti shumë mirë të përgjigjej!

Në video, Wintour shprehet se të paturit një garderobë të thjeshtë është shumë e rëndësishme sidomos nëse je një grua e zënë me punë dhe nuk dëshiron të bësh shumë gabime përsa i përket të veshurit.

Wintour zgjodhi fillimisht 4 gjëra që DUHEN me patjetër dhe më pas surprizoi me propozimin e pestë. Sipas saj, është njësoj e rëndësishme të zotërosh edhe diçka të veçantë, të këndshme, ndryshe dhe që të bën të dihesh mirë.

“Nëse mund ta përballoni financiarisht, zgjidhni një bizhu tërheqëse, pasi për mua, ajo është gjëja më impresionuese që mund të ketë një grua.”

Po kështu, Anna sugjeron:

Një bluzë/pulovër të thjeshtë

Sugjerim: Blini diçka njëngjyrëshe, për një kombinim sa më të shpejtë.

Pantallona/fund gjithashtu të thjeshtë

Sugjerim: Prerjet e drejta janë përherë në modë dhe të përshtatshme me çdo gjë.

Po kështu një pallto të tillë

dhe

Këpucë që i dashuroni vërtet

Mos harroni- "Thjeshtësia është niveli më i lartë i sofistikimit."- Da Vinci.

MOS I HUMBISNI