KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Përplasja Mentor- Fifi, reagon artisti: 'Një amatore po merret me mua’

Shkruar nga Anabel

16 Mars 2019

Pas intervistës së Mentor Hazirit në “Mirage”, ku foli rreth vlerësimit me 4 pikë të këngës së Fifit dhe MC Kreshës në “Kënga Magjike 2018” për shkak se “thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit”, mbrëmjen e djeshme Fifi reagoi përmes disa Instagram Story- ve.

“Shyqyr Zotit që kam stonuar, shyqyr Zotit që kemi patur probleme.. po një gjë e ke harruar ta cekësh. Bashkë me 3000 veta në sallën e Pallatit të Kongreseve e kënduam këngën unë e Kresha.... kemi stonuar bashkë me krejt shqiptarët që kanë qenë aty dhe me ata që e kanë ndjekur festivalin nga televizori..., “sepse kënga jonë nuk ka qenë e keqe”! shkruajti këngëtarja ndër të tjera.

Fill pas kësaj kundërpërgjigjeje ka reaguar sërish Mentori, i cili shkruan:

"Një amatore po merret me mua. O Zot! Ndihmë ndihmë ndihmë"

Më pas vazhdon:

“Meqë ra fjala

Një përgjigje të shkurtër për videon që është montuar dhe postuar nëpër disa profile humori nëpër Instagram kinse unë them që performanca e Kreshës është e dobët: Shikoni tërë intervistën në lajmi.net dhe e shihni ku unë potencoj që kënga është e mirë, por performanca atë natë jo. Kresha qëndron si një ndër reperët më të mirë dhe më inteligjentë që kemi dhe se ai atë natë në Këngën Magjike kishte probleme me dëgjuesen e veshit, domethënë problem teknik, kurse kolegia e tij ishte jashtë notave totalisht në performancën e saj, por kjo dhe mund të rregullohet me ushtrime të këndimit live, në skenë të madhe siç është Kënga Magjike e të tjera (edhe përderisa shquhet si tesktshkruese i preferoj që të mesohet të shkruajë mirë). Me shumë dashuri.”

Për më shumë rreth debatit Mentor Haziri- Fifi lexoni këtu.

MOS I HUMBISNI