KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Kinema & TV

3 arsye pse duhet të shkoni në teatër

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2019

Mund t’ju numërojmë pa frikë me dhjetra arsye pse është e rëndësishme – për shëndetin fizik dhe emocional – të shkon në teatër, megjithëse pse të mos shkruajmë për disa shfaqje që meritojnë vëmendjen tonë?!

Mjafton një kontroll i shpejtë për të kuptuar se fundjava premton shumë dhe jo vetëm.

Këtë fundjavë, më 16 dhe 17 mars, në Teatrin Kombëtar Eksperimental vendoset sërish në skenë “Antigona”. Antigona e Jean Anouilh  (1910 - 1987), një përshtatje e veprës së Sofokliut me po të njëjtin emër, me aktorë si Ervin Bejleri, Laura Nezha, Romir Zalla, Xhino Musollari, Endri Çela etj, është një shfaqje e fuqishme, moderne, është historia e një vajze që kundërshton, që thotë atë që mendon, ndonëse mund të rrezikojë jetën.

(Datat: 21, 22, 23, 24 mars, ora 19:00 në arTurbina)

Pas kërkesave të shumta nga publiku, vjen sërish “Shirli Valentina” nën interpretimin e Olta Dakut. Monodrama vendos në qendër gruan 42-vjeçare në kërkim të lirisë, me anë të një aktoreje që zotëron po aq mirë humorin, ngrohtësinë, kurajon, por edhe sarkazmën dhe autoironinë. “Shirli Valentina” qëndron në skenë për gati 1 orë e gjysmë ku përmes rrëfimit kalojnë para syve të publikut personazhe dhe histori të jetës së saj. Shirli është personazh-arketip, është një nga ne, është një pjesë e jona, është dikush që e takojmë çdo ditë.

Regjizorja Driada Dervishi ka theksuar më parë se “Shirli Valentina” nuk është një shfaqje vetëm për gratë, por edhe për burrat. Shirli është karakter që ka sarkazëm, humor, melankoli, rebelim dhe çdokush mund të gjejë diçka aty. One Woman show tregon përmes një udhëtimi të jashtëzakonshëm jetën e një gruaje të zakonshme.

(Datat: 21, 22, 23, 24, 28, 29, 30, 31 mars - 4, 5, 6 prill, ora 19:00 në Teatrin Metropol.)

Teatri Metropol sjell “Natën, ma” – drama fituese e çmimit Pulitzer dhe çmimit të Teatrit Botëror nga autorja Marsha Norman, nën regjinë e Ema Andreas, interpretimin e Ilire Vincës dhe Egla Cenos dhe muzikën së Bojken Lakos.

Një grua rreth moshës 50-vjeçare, Telma, jeton me të bijën 30 vjeç, Xhesi. Një mbrëmje normale, Xhesi zbret nga papafingoja me pistoletën e të atit dhe i komunikon Telmës një vendim që do të ndryshojë jetën e të dyjave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Teatri Metropol (@teatrimetropol) on

MOS I HUMBISNI