KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Rikthehet emisioni i preferuar i viteve 2000

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2019

Në një kohë kur në ekran mungonin thuajse krejtësisht intervistat me personazhe të njohur, Bledi Strakosha erdhi me “Blue”, që filloi të transmetohej në vitin 2003. Sot, nis transmetimin një emision i ngjashëm me “Blue” – ku do të flitet për jetën, emocionet, të rejat e personazheve të njohur – por sigurisht ndryshe.

Siç mund ta keni lexuar, “Me Bledin” është projekti më i ri i Strakoshës – një program me bazë intervistën, ku personazhe të njohur do të rrëfejnë disa sekrete të jetës së tyre.

Gjithë emisioni është konceptuar të ndërtohet në vende të ndryshme: bar, palestër, dhomën e gjumit etj.

“Çdo program do të ketë të paktën një të re nga të ftuarit, pra diçka të pathënë në një vend tjetër. Mund të jetë personale ose profesionale. Në varësi të zgjedhjes së tyre, do të xhirohet në mjedise të ndryshme të hotel Plaza-s, duke i parë ndryshe. Për shembull, Jonida Maliqi jep për herë të parë intervistë duke bërë palestër. Po kështu, edhe personazhe të tjerë do t’i shohim ‘të zhveshur’ nga stilet e studiove, ku gjërat shpeshherë edhe ngurtësohen. Shumë prej tyre do të intervistohen edhe në jacuzzi, duke bërë masazh, por mbase edhe në...shtrat.” – u shpreh Bledi Strakosha për Anabel.

Intervistat e emisionit do të mund t’i lexoni çdo fundjavë në Anabel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bledi Strakosha (@bledistrakosha) on

“Me Bledin” nis transmetimin sot, në orën 21:00 në RTSH 2. Emisionin mund ta ndiqni gjithashtu livestream në YouTube në të njëjtën orë, duke klikuar këtë link.

MOS I HUMBISNI