KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

'Të braktisur' nga të rinjtë: Cili është qyteti më i plakur në Shqipëri?

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2019

Që vendi ynë po shkon drejt plakjes së popullsisë, këtë e kemi thënë edhe më herët. Çfarë e bën këtë fenomen edhe më shqetësues është ikja e të rinjve, që përkthehet në qytete të plakura. Cilat janë ato?

Sipas një artikulli të publikuar në Monitor, Gjirokastra, Saranda dhe Lezha renditen si qarqet më të plakura në vend. Mosha mesata në Gjirokastër, sipas një përllogaritjeje të Eurostat ishte 38.2 vjeç, në Sarandë 37.2 kurse në Lezhë 36.6.

Photo Courtesy of Monitor

Gjithnjë e më tepër të rinjtë synojnë të vijnë drejt Tiranës, për arsye dhe nevoja nga më të ndryshmet, duke filluar nga ajo bazikja; një e ardhme më e mirë.

Ndonëse Shqipëria ka moshën mesatare më të re në Europë, ndryshimet demografike të kohëve të fundit janë gati gati alarmante. Rënia e lindjeve dhe emigrimi në masë po përshpejtojnë gjithnjë e më tepër plakjen e popullsisë shqiptare.

Vetëm në 2018-ën rezultoi se kishte një rritje të ndjeshme të popullsisë mbi moshën 55 vjeç me 30 mijë persona më shumë krahasuar me një vit më parë.

MOS I HUMBISNI